• |
ide | kryesore

Analiza/ Shqipëria rrezikon të humbë 453 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare po përballet me një sërë kërkesash për arbitrazh pas prishjes së kontratave, apo konflikteve të tjera. Si qëndron sot bilanci në raport me çështjet në Arbitrazh. Sa rrezikon të paguajnë taksapaguesit për gabimet që po kushtojnë shtrenjtë. Kush duhet ta mbajë përgjegjësinë

Arbitrazhet kanë filluar të mbijnë si kërpudhat pas shiut për shtetin shqiptar, në gjykatat ndërkombëtare. Më shumë sesa si luftë me biznesin apo akuzave për kthim në një skemë biznesi të kësaj praktike, shqetësues është fakti që dëmi potencial, i cili u kanoset xhepave të taksapaguesve, po rritet dita-ditës. Dy nga gjashtë çështjet i takojnë vitit 2020. Në total, dëmshpërblimi potencial llogaritet rreth 450 milionë euro.

Por pse konsiderohet potencial? Për disa prej çështjeve, shqyrtimi është ende në fazat e hershme dhe nga ana e gjykatave nuk është dhënë një vendim në favor të njërës apo tjetrës palë. Për t’ju përgjigjur ritmit të ankesave, shteti shqiptar ka angazhuar Avokaturën e Shtetit në kërkim të studiove të huaja ligjore, të cilat do ta përfaqësojnë në këto përballje që ende nuk kanë nisur. Vetëm në harkun e një muaji, Avokatura kërkoi tre studio ligjore të huaja, të cilat do ta asistojnë në përballjet e saj. Po si qëndron sot bilanci në raport me çështjet në Arbitrazh.

Ministria e Financave tha zyrtarisht se vendimet e arbitrazheve, nëse nuk kanë marrë formë të prerë, konsiderohen si detyrime kontingjente për buxhetin. Financat pohojnë se kanë dy detyrime të tilla, “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë” (Becchetti) për 108 milionë euro (për të cilin Avokatura e Shteti ka kërkuan anulimin) dhe Detyrimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prej 550,000 eurosh, për çështjen e Arbitrazhit “Valeria Italia S.R.L”.

Becchetti kërkon të mbledhë 108 mln euro

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 108 milionë eurosh.

Vendimi është i formës së prerë dhe sipas mediave ndërkombëtare muajve të fundit, investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ndërkohë që qeveria thekson se beteja ende nuk ka mbaruar. Referuar faqes së arbitrazhit ndërkombëtar ku është regjistruar kjo çështje, Shqipëria ka kërkuar anulim të tij.

Pala shqiptare rezulton të ketë ndryshuar edhe studion ligjore që po i ofron asistencën në këtë fazë, duke kaluar nga një grup avokatësh me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tek “Foley Hoag”, Boston, Massachuset dhe Washington, D.C., Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zhvillimi më i fundit, i lidhur me procesin e kërkesës së anulimit rezulton në datë 25-26 janar 2021, ku komiteti ‘ad-hoc’ ka mbajtur një dëgjimore për anulimin, nëpërmjet video-konferencës.

Përballja me “Aktor” dhe “Copri” mbyllet me humbje 45 milionë USD

Një tjetër dënim që duket se ka marrë formë të prerë është ai i shtetit shqiptar përballë bashkimit të kompanive “Copri” dhe “Aktor”, të cilat ishin të angazhuara në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Gjykata ndërkombëtare dha vendim, në fund të vitit të shkuar, duke dënuar autoritetet shqiptare dhe duke parashikuar kompensim 45 milionë dollarë për palën paditëse.

“Në bazë të fakteve dhe të dhënave ligjore të paraqitura më sipër, Gjykata vendos, në përputhje me rregullat ligjore, vendimin final të mëposhtëm:

1) Gjykata vlerëson se ka juridiksion për të dëgjuar dhe për të vendosur mbi kërkesën e Paditësve për lehtësim deklarativ dhe për të dëgjuar dhe për të përcaktuar kërkesën e Paditësve për lehtësim monetar, për aq sa i kërkon Gjykatës të urdhërojë Palën e Paditur që të bëjë pagesa te Paditësi i Parë;

(2) Gjykata deklaron se Vendimi për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve me Mirëkuptim (‘ADRB’), i datës 9 Tetor 2017, në lidhje me Segmentin 1 dhe Vendimi i Bordit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve me Mirëkuptim (‘ADRB’) i 7 Shtatorit 2017 në lidhje me Segmentin 3 janë përfundimtare dhe të detyrueshëm për të Paditurin;

(3) Gjykata urdhëron që Pala e Paditur t’i paguajë menjëherë Paditësit të Parë:

(a) një shumë prej 25,220,016,37 USD siç përcaktohet në Vendimin e Segmentit 1, të 9 Tetorit 2017, që u rrit me 5,044,003,27 USD prej 20% TVSH, pra një shumë totale prej 30,264,019.64 USD; dhe

(b) një shumë prej 11,665,552.31 USD, siç përcaktohet në Vendimin e Segmentit 3, të 7 Shtatorit 2017, që u rrit me 2,333,110.46 USD prej 20% TVSH, pra një shumë totale prej 13,998,662.77 USD.

(4) Pala e Paditur do të bartë shpenzimet e arbitrazhit të fiksuara nga Gjykata në shumën 593,000 USD dhe i Padituri, për këtë arsye, do t’i paguajë Paditësit të Parë 261,556.75 EUR si rimbursim për pjesën e Paradhënies së Paditësve ndaj tarifave administrative të Gjykatës ICC dhe tarifave dhe shpenzimeve të Gjykatës;

(5) I padituri do t’i paguajë Paditësit të Parë 161,524,38 EUR si rimbursim i kostove ligjore dhe shpenzimeve të tjera që i janë shkaktuar Paditësit në këtë arbitrazh; dhe

(6) Të gjitha kërkesat dhe pretendimet e tjera dhe të mëtejshme refuzohen” thuhet në vendim.

Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan, që nisi në kohën e qeverisjes Berisha, u shoqërua për më shumë se një dekadë me problematika. Gjatë zbatimit të projektit ndodhën një sërë rrëshqitjesh në Ibë dhe Mamël. Ndodhitë rritën kostot e autostradës që fillimisht u prokurua me një vlerë 312 milionë USD, por sipas qeverisë Rama, e cila ndoqi edhe punimet përfundimtare, kostoja shkoi deri në 450 milionë USD. Gjatë zbatimit të projektit, përplasjet mes qeverisë dhe “Aktor” nuk ishin të pakta.

Ndërhyrja e fundit në fshatin Mamël u bë nga një kompani tjetër, ndërkohë që kompanisë nuk iu bënë disa pagesa. Situata e tensionuar bëri që në vitin 2018, kompania “Aktor” të dërgonte çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar duke pretenduar 44 milionë USD dhe po kaq të fitojnë sipas vendimit të fundit.

“Dondi & Kubota” kundër Shqipërisë, humbja llogaritet 90 milionë euro

Në datë 29 dhjetor 2020, Avokatura e Shtetit njoftoi se po kërkonte një studio ligjore të huaj. Kjo lidhej me përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, MIE, në çështjen e arbitrazhit të nisur përpara forumit të ICC. Por cila ishte çështja që shqetësonte këtë herë Avokaturën. Bëhet fjalë për përballjen me bashkimin e kompanive “Dondi & Kubota”.

Kompania ishte zbatuese e projektit të vendosur në zonën e Kasharit dhe po zbatohej nga kontraktori italo-japonez “Dondi Kubota” falë një kredie të butë të dhënë nga qeveria e Japonisë, rreth 79 milionë USD. Projekti parashikonte pajisjen me një impiant të përpunimit dhe pastrimit të ujërave të zeza të Tiranës që do t’i shërbente 350 mijë banorëve të kryeqytetit dhe komunave përreth.

Punimet filluan në vitin 2014 por duket se përplasjet mes kompanive zbatuese dhe autoritetit kontraktor, në këtë rast Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, nuk kanë munguar, gjë që ndërprerë kontratën. Këtë përplasje dhe rrezikun e arbitrazhit e sjell në vëmendje edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në një auditim të tetor 2019-s i kërkonte qeverisë shqiptare që të gjente gjuhën e mirëkuptimit me kompaninë.

“Pas përfundimit të procedurave të prokurimit të finalizuar në vitin 2013, në datën 30.01.2014, është nënshkruar kontrata për zbatimin e punimeve ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës – Kanalizime (DPUK), sot AKUKM dhe shoqërisë së përbashkët BO Dondi, Itali & Kubota, Japoni.

Kontrata e sipërmarrjes ka vlerë rreth 81,000,000 euro dhe është nënshkruar në datën 30.01. 2014. Punimet kanë filluar në datën 16.06.2014, me afat 30 muaj. Më pas, afati i punimeve është shtyrë deri në 30.10.2018. Projektues dhe Supervizor është bashkimi i shoqërisë TEC, Japoni & Europartners, Shqipëri. Zbatimi i kësaj kontrate (projekti) është i organizuar duke u ndarë në dy seksione: ndërtimi i Impiantit të përpunimit të Ujërave të Zeza dhe ndërtimi i linjës qendrore të Kanalizimeve me teknologjinë e Mikrotunelit. Kjo kontratë është ndërprerë në datën 04.07.2018 dhe deri në këtë datë, punimet ishin kryer rreth 70% ose në vlerën 56 milionë euro” – nënvizon KLSH.

Ky i fundit analizon se kompania që është ankimuar në Arbitrazh, me shumë gjasa mund të fitojë dhe në këto kushte, humbja e shtetit shqiptar do të llogaritej në 90 milionë euro, nga ku 20 milionë ishin pretendim në gjykatë. KLSH konstatonte se kompanisë i janë vonuar pagesat për një periudhë 3-vjeçare, ndërkohë që i janë vonuar edhe lejet e nevojshme për punime.

“Për prishjen e kësaj kontrate, Kontraktori ka hapur çështje në gjykatën pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër, dhe për çfarë u trajtua më lart ka shumë gjasa që këtë çështje ta fitojë dhe në rast se e fiton, buxheti i shtetit do të paguajë një shumë tepër të madhe që mund të shkojë mbi 90 milionë euro, e analizuar si më poshtë:

-Nga humbja e punimeve të kryera dhe pagesave ndaj Kontraktorit rreth 55,000,000 euro;

-Nga humbja e pagesave të konsulentit (supervizorit), i cili në zbatim të standardit të kontratave FIDC, vazhdon ende të paguhet dhe do të vazhdojë të paguhet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Deri tani, kosto e këtij konsulenti të paktën ka arritur mbi 10,000,000 euro.

Nga humbja e arbitrazhit, duke qenë se ndërprerja e kontratës në kushtet kur Autoriteti Kontraktor nuk i ka vënë në dispozicion sheshet dhe nuk e ka paguar sipas kontratës nuk është favorizuese (pra një dëm potencial)rreth 20,000,000 Euro (kërkesa fillestare e Kontraktorit në arbitrazh)” thuhet në dokument.

Parku i Akërnisë në letër, Arka Energy B.V. kërkon 110 milionë euro

Në 18 dhjetor të vitit të shkuar, pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. Këtë herë, pretendimi vinte nga një kompani në sektorin energjetik, e cila nuk ishte dakord me tërheqjen e qeverisë shqiptare nga një kontratë për një park fotovoltaik. Bëhet fjalë për çështjen “Arka Energy B.V”, kundër Shqipërisë. Deri më sot, nuk është dhënë asnjë shifër zyrtare mbi pretendimin që ka kjo kompani, por burimet konfirmuan për “Monitor” që dëmshpërblimi i kërkuar ishte 110 milionë euro.

Përfaqësues të kompanisë në Shqipëri, në atë kohë, refuzuan të komentonin ndërkohë që sipas të dhënave të fundit nga faqja e ICSID, çështja është me statusin në pritje. Zhvillimi i fundit i takon datës 18 dhjetor 2020, kur Sekretaria e Përgjithshme regjistroi kërkesën për procedimet në institucionin e arbitrazhit. Historia me Parkun e Akërnisë që çoi në këtë përplasje është e hershme. Më 10 nëntor 2018, qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë, dhe bëhej fjalë për konsorciumin “India Power Corporation LTd”.

Dy vite më pas, kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë. Parku fotovoltaik i Akërnisë parashikohej që të ndërtohej me vlerë 70 milionë euro nga “India Power”. Në atë kohë, oferta e shpallur fituese, siguronte një çmim energjie për 50 MW, me vlerë 59.9 euro/MW për 15 vjet dhe kapacitet shtesë prej 50 MW (100 MW në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit vlerësohej 18 muaj. Në atë kohë, ankandi do të përgëzohej si nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ashtu edhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Më vonë, qeveria do të shpallte një tjetër garë për një park fotovoltaik në Karavasta. Edhe pse procedurat e garës u vonuan, për shkak të situatës së pandemisë, në maj të vitit 2020 u shpall kompania fituese për këtë projekt, francezja “Voltalia”. Çmimi i dhënë nga kjo e fundit ishte 24.89 euro, shumë më poshtë sesa tavani 55 euro i vendosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një nga daljet publike, duke komentuar edhe çmimin e arritur në ankandin e dytë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të linte të kuptonte se projekti për Akërninë nuk do të kishte kontratë, pasi çmimi i dhënë nga “India Power” ishte i lartë. Në një tjetër dalje në fund të vitit 2020, ministrja Belinda Balluku tha se kompania nuk kishte arritur të provonte ato që kishte deklaruar gjatë fazës së garës e për rrjedhojë, e cilësoi atë një kompani fantazmë, me të cilën nuk do të kishte kontratë dhe shprehu bindjen se në Arbitrazh, fitues do të ishte shteti shqiptar.

Përplasja me “Durrës Kurum Shipping” mund të kushtojë 100 milionë euro

Në 23 shtator 2020, pranë ICSID, u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. “Kompania Durrës Kurum Shipping” dhe të tjerë paditën shtetin duke kërkuar 100 milionë euro kompensim për prishje të njëanshme të kontratës.

Nga momenti i regjistrimit të kësaj çështje, sipas faqes zyrtare të qendrës, zhvillimi më i fundit i takon datës 27 janar 2020, kur Philippe Sands tërhoqi “pranimin” e tij të bërë më herët për të qenë arbitër i ngarkuar në këtë çështje. Por si lindi përplasja mes palëve. “Durrës Kurum Shipping” ishte mbajtës i një kontrate koncesionare në Portin e Durrësit së bashku me një tjetër kompani, “Global Liman Isletmeleri”.

Kontrata që kishte në objekt menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit u dha në vitin 2011 me afat 35-vjeçar dhe parashikonte një vlerë investimi 32.5 milionë dollarë. Por në vitin 2017, Ministria e Transporteve e asaj kohe çoi çështjen në gjykatë, duke kërkuar prishje të kontratës nën argumentin e mospërmbushjes nga ana e koncesionarit të detyrimeve që lindin nga kjo kontratë koncesionare, si dhe përcaktimin e shumës së dëmshpërblimit përkatës.

Kompania, sipas ministrisë në atë kohë, kishte probleme të shumta, si vonesa në përdorimin e vinçit të portit, mosrespektimin e përmasave të tij, bllokimin shumë herë të punës apo dhe përplasje me operatorët e tjerë në terminal. Gjykata prishi me vendim të formës së prerë koncesionin, por vetëm në vitin 2020, përmes përmbarimit u arrit të ekzekutohej. Vitin e kaluar, duket se palët kanë pasur përplasje, e kështu “Durrës Kurum Shipping” t’i drejtohej arbitrazhit. /Monitor



26 Comments

    1. Lexoni Lajmin e CNA per ”’ Zbulohet qendra e PDs ku prodhohen komentet propagandistike per Bashen , dhe sharjet , ofendimet ne rrjetet sociale dhe portalet , ndaj kundershtareve”’ ..

      Lexojeni se do kuptoni se kush jane keta koentuesit vigjilente te Lapsit qe une i quaj GOMERE . I keni me emra , si jane te organizuar, kush i kontrollon , si i marrin subjketket e komentimit , sa jane sa profile fallco duhet te krijojne secili ne rrjetet sociale ,, etj etj etj etj .
      E lexoja dhe qeshja se vertet ajo qe shkruhej aty perputhej tamam me ate qe lexoj ketu ne kete portal qelbesire.

      1. Ti fusim nje presh ne byth Edvin bastardit me 26/4 dhe pastaj shifeni si fluturon per ne Turqi sepse eshte dhe frikacak , rrezikon te na iki se bashku me Rucin te veshur si fshatare Lab per ne Turqi, rrace bastardi!!

      2. Sa urrejtje ke per SHQUP (Shtepia Qendrore e Ushtrise Popullore) , nejse ju jeni te Selise Roze ha ha ha Nje emer nje Domethenie..

      3. Hahhaha o pacavurja e Mero Geolbaze, po beni kunderpeshe, por nuk ju shkon. Fatkeqesisht juve ju ka dale nami si fast-food (sufllaqexhinj).

  1. Fitoreeeeee! Flistni me ate ULLUK MANJa apo me ate “avokaten e shtetit” qe nuk ka fituar asnje ceshtje deri tani.. Gjynahqaret shqipetare qe po paguajne kapriciot e ridhjerjes me cmime stratosfere..Jepeni edhe avokaturen me PPP

    1. Haaaa, fks ashtu,

      Rammuti eshte makine parash per vete dhe rampjellesit e tjere
      Ka vetem nje problem te vogel

      Leket nuk ia ka lene kristaqi as aneta, por po ia merr me dhune me taksa nga buxheti….jane leke hajduteri dhe abuzimi…

      Gjyssufllaqet e fugshpumit jane dobet keto kohe…se mos valle kane probleme me covid???

      Shendetesia falas nuk aenka as falas as nuk qenka fare.. asshendetesi…. Me mijra vuajne por ppp e shendetesise vidhen pa-ushim
      Te fala piperos

  2. jan parat e popullit ku pyet ky i droguar mendon vetem per parat i veta si ndjen per popullin qe jeton ne skamje

  3. o karat e pd jane koncesionet e kohes se pd qe ishin ne menyre katastrofike kunder Shqiperise, nuk e kuptoni pse nuk ndihet Berisha me Bashen,edhe e dyta Lapsi shkruan se rezikon gje qe akoma nuk eshte e vendosur. kursre per kompleksin Partizani ky Lapsi shkerdhat qe demi eshte reth 1 miljard nuk shkruan asnje gerem, prandaj prisni se qeshe kush qeshe i fundit

    1. O baxhelle e PS, Kompleksi Partizani eshte vjedhur nga Gaz Demi & Rama..Lejet apo koncesionet mund te jene edhe te PS edhe te PD, demi eshte i Popullit o MUT!

  4. O Agron, edhe per Becchetin eshte fajtor Saliu, apo jane tekat e KM-se per te eliminuar cdo ze

    mediatik qe eshte kunder tij. A mban pergjegjesi ky KM qe per fajin e tij personal dhe te qellimshem

    do paguajme nga xhepat tane dhe jo te KM-se 108 milion euro. kur per vetem 30 euro te nje fature

    energjie te papaguar ka fut ne burg kryefamiljarin dhe e ka cuar drejt vetvrasjes? nese per 30 euro

    i mori jeten kryefamiljarit po per 108 milion euro cfare duhet te pesoje KM-ja yne i “nderuar”.

  5. TI PAGUAJ PALLOSHI OSE FUTENI NE BURG TEK 41 BISI .
    PSE NJE PUNONJES ADMINISTRATE PER NJE DEME EKONOMIK ME TE VOGEL SE 1 MILION LEKE TE VJETRA JU E PROÇEDONI DHE NJE SI KY KURVA QE KA BERE DEM EKONOMIK ME QINDRA MILONA EURO TE MOS FUTET? BURG PER TE GJITHE KURVAT QE KANE ABUZUAR ME PUSHTETIN . FJALA BUG I MBIU NE GOJE KESAJ KUVE 2M , TANI QE E KA MBUSH KUPEN ÇOJENI NE BURG KETE PUTANE E GJAK PUTANE

  6. O Gon o peder o hajdut partie , Po pse sflet per beghon qe prej kartave id te metes qe ju moret pushtet e ja bot peshqesh shqipetareve si president ;qe tani dhe e shani ??? A rrq partie qe nuk mba anen e popullit por te interesit tat e atyre deshtakeve qe I rri ti zar zdroms. Ta kishe fut salen meten Po ja vertetove i keni ne dor te gjitha pushtet , Kishit 8vjete !!!! Po skeni kellqe ju se ju tredhin ata , ja u din palacilleqet o vemje I korruptuar . Ate qe sja u bo drejtesia shqipetare do e bojne te hujte . Te fala Ndraghetes o zdroms .

  7. Mos u merzitni se nuk do i paguaj populli por do paguhen nga buxheti shteti, nuk ka asgje per tu shqetsuar.

    1. O lal tallavaja, nuk jemi loqe si puna jote te mos kuptojme qe buxheti jane taksat e parate tona qe perkthehen ne paga, pensione, asesistenca, sigurime, investime publike ne ingrastukture rrugore, spitalore etj. Ti ndoshta e ke fjalen per buxhetin e rilindjes i cili vjen nga parate e miellit dhe barit, por dhe te ai buxhet shumica jane parat tona te vjedhura vençe keto 8 vjet

      1. Parate e “miellit” i mbajne per vete keta, nuk i hedhin ne buxhetin e shtetit..Nuk nxjerrin asnje kacidhe nga xhepi por ama presin shirita e dhurojne nga parate tone!

  8. Jepini dhe nje mandat tjeter qe ta falimentojne njeher e mire shtetin e ta shesin kollaj te gregu e serbi me pas

  9. Sikur 1/4 e ketyre € te kishte patur do ishin spetuar me mira jet nga covidi kjo esht rilindja qe meritoin shqipetaret

  10. Nje pjese e ketyre kometeve qe sulmojne median apo opoziten shkruhen nga vete monstra edvin kristaq rama,antishqiptari i lindur,pervers,i pabese,maskara,palaço,hajdut,mashtrues,bullist,bandit,kriminel monster !
    Nuk ka rob normal ne kete vend qe mund te mbroje nje qenije te peshtire si edvin rama !?
    Monitor eshte super reviste ekonomike,kurre nuk merret me thashetheme por me fakte,plehra te ndyra !
    Ja e parate tona qe tallin pidhin bachellat e edi rames,jane taksat tona qe tall bythen e palare ndonjehere edi rama dhe banda e tij e hajduteve !
    Ju rilindas e keni pasur qemoti kenaqesine e te palluarit te grave,motrave apo vajzave tuaja nga Partia !
    Jeni aq te ndyre sa as Ferri nuk do ju pranoje,funderrina !

  11. Hahahaha hahahaha disa shajne mire bejne se edine para se te shkruaj dicka e pres qe edhe fjalori do jete me te shara. po ska tjeter pederat e pd.es se argumenti ju ka vdekur
    p.s. motrat kuti keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *