• |
ide | kryesore

Gjoba 110 milionë euro/ Çmimi për represionin e Veliajt ndaj mediave

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
veliaj becchetti1



Pak ditë më parë disa organizata të njohura të lirisë së shtypit reaguan ashpër ndaj kërcënimeve dhe shantazhit që kryebashkiaku i Tiranës i bëri administratorëve dhe drejtuesve të faqeve satirike Lolita dhe JOQ, duke zbuluar identitetin e tyre dhe të të afërmëve të tyre. Kjo e bëri Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë, të shprehej shumë i zemëruar:  “Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të këtyre njerëzve, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” ata; rrjedhimisht ai i ka vënë ata drejtpërsëdrejti në rrezik fizik”, tha Gutiérrez.

Lexo me tej:

Andi Bushati: ana e errët e çështjes Becchetti

Por ky është larg të qenit rasti i vetëm kur kryebashkiaku, që kërkon një mandat të tretë në Tiranë, intimidon, kërcënon apo penalizon gazetarët dhe mediat kritike ndaj tij. 

Në fund të muajit mars, Gjykata e Arbitrazhit e Bankës Botërore i dha fund sagës gjyqësore për mbylljen e televizionit Agon Channel, duke e dënuar shtetin shqiptar me 110 milonë euro për arsye të një vendimi të marrë politikisht dhe jo konform ligjit. Për të marrë këtë vendim, gjykata vlerësoi përpos deklaratave të kryeministrit Rama edhe kërcënimin që Erion Veliaj, atëherë ministër i punës dhe mirëqenies sociale, i pati bërë pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti. 

Dështimi i Ramës me Bechettin dhe gënjeshtrat për 110 milionë euro

Ngjarja e asaj kohe bëri bujë. Të gjithë e mbajnë mend se si me “kursimet modeste të mamasë”, çuni i pastrueses, bëri një dasëm pompoze në kalanë e Gjirokastrës, në shtator të vitit 2014. Mes televizioneve të tjerë, aty shkoi edhe një trupë e Agon Channel. Por kur ish ministri u vu në dijeni që kamerat mund të filmonin më shumë sesa duhej, ai filloi kërcënimet. Në vendimin e gjykatës së arbitrazhit të Bankës Botërore, figuron edhe mesazhi kërcënues që Veliaj i ka dërguar gazetares Sonila Meço që të mos pasqyronte dasmën e tij. Aty shkruhej: “…s’e kuptoj pse po ma bëni këtë… mendova se e latë marrinë me herën e fundit. Nuk e dua. Po më bëni armik me zor. Thuaj (Francesco Becchettit) që do të bëjë armiq gjithë qeverinë me zor”. 

(Lart mesazhi i Veliaj per Sonila Meçon dhe faksimilja e vendimit tw gjykataw sw arbitrazhit tw Bankws Botwrore qe i referohet ketij mesazhi)

Një vit më pas, Agon Channel u mbyll dhe në gjobën 110 milionëshe që do paguajnë taksapaguesit shqiptarë ka luajtur rol sipas vendimit të gjykatës edhe sjellja kërcënuese e ish ministrit Veliaj.

Raste të tilla janë të zakonshme. Përpara se ta konsideronte trafikant dhe t’i shpallte luftë pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, Veliaj e trajtonte atë si mik dhe e mburrte televizionin e tij. Madje ai i përgjërohej Ylli Ndroqit që mos linte një të tretë të futej mes marëdhënies së tyre. Tashmë publiku ka parë mesazhin që kryebashkiaku i shkruan pronarit të Ora News, kundër gazetares Beti Njuma, që i jepte shumë hapësirë çështjes së Teatrit Kombëtar: “Mos lejo një hajvane të futet mes nesh”. “Nuk ia fal asaj”, shkruante Veliaj pak kohë përpara se SPAK të sekuestronte Ora News.

“Hajvane, idiote…” mesazhet që zbulojnë obsesionin e Veliajt për kontrollin e medias

Përpos televizioneve që janë mbyllur apo sekuestruar, Erion Veliaj ka gisht të drejtpërdrejtë edhe në mbylljen e emisioneve apo largimin e gazetarëve nga puna. Kështu Vizion Plus nuk lejoi transmetimin e emisionit investigativ “Publicus” të Artan Ramës duke sjellë edhe mbylljen e tij. Tema e dokumentarit që u çensurua ishte: përgjegjësia e bashkisë së Tiranës për vdekjen në landfillin e Sharrës të adoleshentit Ardit Gjoklaj.

BIRN tregon si e censuroi Erion Veliaj emisionin për vdekjen e Ardit Gjoklajt

Kjo jetë e humbur, që e përndjek si një makth kryebashkiakun, është bërë sebep edhe për largimin tjetër nga puna. Kur gazetarja e televizionit A1, Alida Tota, në gusht të vitit 2016 vendosi të hetojë mbi këtë ngjarje, kronika e saj jo vetëm që nuk u transmetua kurrë, por ajo humbi edhe vendin e punës automatikisht. Ajo akuzoi direkt Veliajn se kishte ndërhyrë për ndëshkimin e saj.

Si e hoqi nga puna Erion Veliaj, rrëfimi i gazetares që investigoi vdekjen e Arditit në Sharrë (VIDEO)

Pra, rastet janë aq të shpeshta sa mjaftojnë për të vërtetuar një linjë sjellje të përcaktuar qartë. Karriera politike e “Lalit” është bazuar në dy shtylla. Ose kurim të imazhit përmes kronikave rozë dhe kasetave të gatshme, ose në të kundërt, në një luftë të hapur ndaj atyre që refuzojnë ta bëjnë këtë shërbim qoftë edhe në një moment të vetëm. Aq e fortë është kjo tendencë sa atë e kanë vënë re edhe organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit.

“Reporterët pa kufij” kur e vlerësuan vitin e shkuar Shqipërinë si të fundit në Ballkan duke e bërë të humbasë plot 20 vende në klasifikimin botëror, përmendën edhe ato media, pronarët e të cilave marrin leje ndërtimi. Kjo lloj marëdhënie paguhet me çmimin e përkeqësimit të demokracisë shqiptare. Ndërsa tjetra, si ajo me mediat që s’i binden Veliajt, (rasti Becchetti), paguhen me 110 milionë euro. ©Lapsi.al



20 Comments

    1. Beketi i cop mashtrusi ordiner qe erdhi ktu te pastronte paret e djegjeve te mbeturinave ne itali qe merrte me mashtrime. Futi npun sonila turitransin dhe lubonjen e pjerdh me 10 mije euro ne muaj per te pstruar parate. Asi cent mos ti japin fisqirit. Edhe sonila turitransja qe e mbron eshte kokrra baxhelles

  1. Cudi apo edhe indinjate si kjo ambasade qelbesire nuk ben asnje komente por merret me Berishen.

    Si nuk thote nje fjale per Raportin skandaloz te DASH?

    Si nuk thote asgje per mediet qe dergojne qeverine ne gjygj dhe marrin nga xhepat e shqipetareve 110 milion euro?

    Cfare race jeni ju zonja KIM ?

    Berisha eshte nje pasuri qe ja nxjerr bojen kesaj mafie jo pengese per kete popull.

  2. Ah ju te Lapsit mbetet duke i rene fyellit ne nje vrime, 110 milion euro, 110 milion eur0, sikur
    u be qameti, e cjane 110 milion euro, ja sa ajo dhurata 50 mijelekshe qe po u jep kryeministri yne i nderua pensionisteve, do paguaje cdo shqiptar. E pastaj ? Kur shqiptaret nuk bejne ze, ju cfare keni
    qe beheni zedhenesit e nongratave. Nuk ia ulin reputacionin kryeministrit tone dhe kryebashkiakut te
    Tiranes, as 110 milion euro te Bechettit, as qindra milion euro te inceneratoreve, Rendesi ka qe
    nongratat mos te vijne ne pushtet pa se cfare ben Erion Veliaj e Edi Rama as nuk na ndien fare.
    Ata per te miren tone po mundohen , tani gjykatave nderkombetare . s’kane cfare tu bejne ama po
    te ishte per gjykatat tona ? Noc rrokun do merrte Bechetti. Le te vije ne Shqiperi po ia mbajti.
    Aq sa shkon nongrata ne Amerike aq mundesi ka Bechetti te vije ne Shqiperi. Haram iu befshin
    ato 110 milion euro Bechettit, e zente haka e Veliajt e Rames qe po i prishin imazhin e shkelqyer
    qe kane jo vetem brenda vendit por edhe ne vete keshtjellen e demokracise, Shtetet e Bashkuara
    te Amerikes.

  3. Zef Brozi ish kryetar i gjykates se larte u arratis ne USA sepse Saliu desh ta arrestonte biles edhe ne Rinas ne [prezence te kosullit amerikan.
    Njelloj jane te gjithe.

  4. Edi Rama ka gjetur mbështetës në perëndim, sidomos nga Kancelarja Merkel në ditët e mëdha të qeverisjes së saj, tani nga presidenti Makron, deri diku nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe shtetet e tjera, të cilat, të lodhura nga mëritë dhe brengat e pashëruara ballkanike, që shpesh-herë kanë qenë fatalisht të përgjakura, kanë menduar se kanë gjetur njeriun e duhur të detantës politike ballkanike.

  5. Se shikon ate surratin djathtas
    dhe bindet plotesisht njerezia,

    ja pse shpesh po thuhet,
    “qesh si Erion Velia”

  6. Edhe mamanë babanë motrën gruan farefisin me u ja shkërdhy arama ky popull derrrrrrr prap e don pak jan 110 milion hu popull idiot që su bjen nji tzunami me i zhduk e ndoshta del nji rac tjetër që don f vetëveten familjen dhe atëdheun Shqipëri

    1. “A je në terezi…”/ Evi Kokalari: Akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim janë çmenduri, Doktori po i hap varrin vetes

      1. Na hongsh karin ti megjithe Kokalarin.
        Eshte tjeter teme o sufllaqexhi, po diskutohet per Uriah Hipin e Tiranes dhe Gjykaten Nderkombetare.
        C’hyn Berrisha ketu?

      2. Kaokalari eshte rrot kari komplet pastaj ato jane muhabete rruge po ty qifsha robt me trute qe ke plerhre e rilindjes

  7. ajo qe mbetet ne fund te kesaj eshte qe gjyqi u humb dhe ne nje menyre apo nje tjeter shqiperia do paguaje ……inkompetenca e politikes shqiptare eshte ne nivele te frikshme …

  8. Kjo duket si “fitore e Pirros” pasi shteti i Kosovës nga çështja mes Telekomit dhe Dardofonetit ka fituar vetëm kostot e gjyqit 1.3 milionë euro ndërkohë që për të njëjtën ka humbur 11.6 mln euro në Gjykatën e Arbitrazhit.Ju cecene te salihut i puthshit kembet kesaj trampistes konservatore kur kjo ishte ne foltoren e salihut,keni harruar o Dobicer te kopilit serb salih

  9. Berisha reagon vetëm kur preket interesi i tij, ndërsa nuk ka reaguar kur SHBA ka shpallur non grata eksponentë të PS.
    “Ai kërkon prova për shpalljen non grata nga SHBA, po kur akuzon Amerikën se ka prova dhe ka bërë korrupsion nuk nxjerr prova. Nuk ka ndodhur kurrë.

    Berisha nuk ka akuzuar as ambasadorët rusë apo kinezë në 32 vite siç sulmon ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe. Të njëjtën gjë ka bërë me Lu, Arvizu dhe Uidhërs”

  10. E keqja më e madhe për Shqipërinë për raste të tilla skandalesh qindra milionë eurosh, është se një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve, nuk e kuptojnë se këto 110 milionë që duhet ti pahuhen Beketit, nuk do të dalin nga xhepat e hajdutëve Rama apo Lej fenit, po nga xhepat e gjithë taksapaguesve shqiptarë.

  11. Për dy mililionë euro të shpërdoruara nga buxheti i shtetit kroat, pak kohë pas pranimit të Kroacisë në BE, prokuroria e këtij vendi i kërkoi Interpolit që ta kapte e ta arrestonte edhe jashtë kufijve të këtij vendi kryeministrin Sanander.
    Ndërkaq në Shqipëri, vetëm KLSH i ka nxjerrë qeverisë Rama thuajse për çdo vit mbi dy miliardë euro shpërdorime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *