• |
ide | kryesore

Skenari hap pas hapi/ Si po planifikohet manipulimi i votës

-Instant, Kryesore, Lajme
alibeajjj idrizi



Vazhdimësia e manipulimeve kundër opozitës reale i ka kthyer mbledhjet e KQZ-së në shfaqe të denja për një estradë amatore. Të martën, përpara kryekomisionerit Ilirian Celibashi, u zhvillua një skenë e denjë për një rrëfim kafkian. Çështja që diskutohej ishte se kujt i takon e drejta për të pasur numërues së votave për zgjedhjet e 14 majit. Ndërsa dy i mori qeveria, në diskutim ishin numëruesit që i takonin opozitës. Skenari ishte që njërin nga numëruesit ta merrte Alibeaj, meqë i futën në xhep dhe vulën dhe tjetri të diskutohej mes koalicionit të Berishës dhe partisë së Shpëtim Idrizit. Në mënyrë gati naive përfaqësuesi Bashkimit për Fitore e pyeti kolegun e tij të BDIU-së:

-“Po ç’ne tek opozita, se ju votoni ne parlament me qeverinë. Pastaj votat e kujt do mbroni ju”?

-“Ne do mbrojmë votat e Lajla Pernaskës”i tha krenar përfaqësuesi i çamëve.

Nuk vonoi shumë dhe KQZ mori vendimin që mbrojtja e votave të Lajla Pernaskës ishte po aq e rëndësishme sa ajo e Belind Këlliçit. Dhe kështu u vendos që “Bashkimi për fitore” të ketë numërues në gjysmat e tryezave të numërimit, ndërsa PDIU, në gjysmën tjetër. Pra opozita më e madhe në vend, ajo që konkuron në 61 bashki nuk do ketë mundësi që të kujdeset për votat e saj në plot 1/2 e territorit të vendit.

LEXO ME TEJ: Deformimi i radhës/ Berisha-Meta pa numërues në gjysmën e vendit 

Sado shpikje e pabesueshme të duket episodi i raportuar më lart nga Lapsi.al, në KQZ ka ndodhur pikërisht kështu. Dhe kjo ka hedhur poshtë kolonën vertebrale të zgjedhjeve. Ja sepse.

Në garat tona elektorale ekuilibri është vendosur përmes parimit “Hajduti ruan hajdutin”. Pra qeveria dhe opozita kanë numër të barabartë komisionerësh dhe numëruesish, që nëse njëri reket të manipulojë, i hidhet në fyt tjetri. Që prej fillimit të viteve 2000-jë ky sistem ka bërë që sëpaku pas mbylljes së kutive mundësia e manipulimit të reduktohet në mënyrë drastike.

Strategjia e Edi Ramës për të shpallur fillimisht me gjykatë, Enkeleid Alibeajn si pronar të vulës dhe më pas vendimet e organeve zgjedhore për ti lënë atij trashëgimin e të drejtave që i takojnë opozitës, ka prishur përfundimisht ekuilibrin e mbikqyrjes së zgjedhjeve. Sot “Bashkimi për Fitore” konkurenti kryesor ndaj të cilit Rama bën fushatë dite e natë, ka vetëm një komisioner nga shtatë dhe asnjë numërues në 1/2 e qendrave të votimit.

Po si zhveshja nga kjo e drejtë, i hap një bulevard të pamatë manipulimit të votës? 

Lapsi.al ka pyetur ekspertë elektoralë për mundësitë e devijimeve që mund të ndodhin në kontekstin e ri, kur opozita nuk e ruan dot votën e saj. Ata kanë parashtruar disa variante. Psh. në një një tavolinë numërimi ku “Bashkë Fitojmë” nuk ka të ulur asnjë njeri të saj, vota mund të prishet, të zhgaravitet si e pavlefshme e më keq akoma, mund ti kalojë nga Këlliçi te Bejko (emra të supozuar) me miratimin e katër numëruesve. Në gjithë këtë proces Këlliçi ka të drejtë të ketë vetëm vëzhgues që qëndrojnë në shkallën e palestrës, apo të pallatit të sportit ku kryhet numërimi. Nëse e kap shkeljen, vëzhguesi mund të bërtasë nga larg për ndërprerjen e procesit. Por menjëherë vijnë përfaqësuesit e KZAZ-së, ku raporti është 6 me 1 në dëm të Këlliçit dhe vendosin që të vazhdohet se asnjë gjë nuk ka ndodhur. Madje duke mos pasur asnjë numërues ky i fundit nuk shkruan dot asnjë vërejtje në proces verbal, që ti hapë rrugë procesit të mëpasshëm ankimues.

“Tregu çam” garant për numërimin e votave të opozitës

Pra parimi që partitë e mëdha mbrojnë votat e tyre është shkallmuar. Jo rastësisht, më lart, si rast hipotetik, nuk u mor si shembull beteja mes Këlliçit dhe Veliajt, por ajo mes Këlliçit dhe Bejkos. Sepse strategjia e pushtetit në këto zgjedhje nuk është vetëm të sigurojë votat për kandidatët e rilindjes, por edhe të pompojë me shiringa manipulimesh një opozitë fallco, që do i duhet për të bërë të njëjtën lojë në zgjedhjet e përgjithshme të 2025. Prandaj në skemë është futur njohja si pjesë e sistemit për fraksionin e vulës. Alibeaj do konkurojë me siglen e PD (megjithëse nuk qe në gjendje të nxirrte kandidatë as në 1/3 e zonave), do ketë financim publik, kohën televizive, por në procesin e kontrollit të zgjedhjeve do ketë nga dy komisionerë në çdo komision dhe nga një numërues në çdo tryezë.

Të gjitha këto janë të mjaftueshme për tu rritur artificialisht. Prandaj dhe porcesi degradoi në banalitete të tilla si domosdoshmëria për të ruajtur votën opozitare çame. Dhe ajo që do të ndodhi parashikohet lehtë. Në fund të kësaj farse, organet zgjedhore do bërtasin me triumf se arritën qëllimin që të garantojnë votën e Lajla Pernaskës, ndërsa analistët në studio do çirren se nuk ka gojë një “non grata” të pretendojë se i kanë vjedhur votën.

®Lapsi.al



26 Comments

    1. Rama. Vetëm rama sepse alibeaj ska asgje ne dorë komisioneret numeruesir do jene te ps alibeaj ska aq njerez

    2. Lapsi ben propagande se byreksit mashtrohen kollaj.
      Cdo gje behet me ligj, jo me opinione apo qejfe.
      Dhe keshtu ligjin e ka bere i madhi Birish ne 2008 bashke me Ramutin..

    1. Por problemi eshte se nuk ka krim zgjedhor.
      Dhe po zbatohet ajo qe Berisha beri me Ramen ne 2008.
      Tani po i bie ne koke ai ligj qe beri atehere.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Çfarë ligji mor idiot, që të mos njohë opozitën reale, por atë që e mba peng,

        1. Pirç pirç se të bën mirë.
          Aty do japësh shpirt deri në qershor të 2029…..
          Byrekë me gjizë të prishur nuk ka më.
          Patronazhistët e morën pagesën e katërt.
          Do vazhdojnë ta marin edhe 10 vjet të tjerë.
          Mos shaj vetëm neokomonistët, por dhe komunistët, si dhe spiunat e bijtë e spiunave.

      2. Po kjo opozite dikur ne pozite si paska qene dakort me kte paçavure,…..dhe sot ankohen si kurvat,….race muti

  1. Sa here jane ne pushtet manipulimet i bene PS dhe PD dhe fajin jua lene te tjereve si dobiç ne preher .
    Duhet zhdukur me pare mentaliteti komunist , duhet ndeshkueshmeri , rregulla loje dhe pastaj hajt te flasim per demokraci . Ky shtet u ngrit nga kaosi e ne kaos eshte ketu e 33 vite , e ne kaos do vazhdoje sepse mungon vullneti politik , sepse mungon ndeshkueshmeria , sepse mungojne rregullat e lojes . Te gjithe veprojne si djali i beut e jo me rregullat e lojes , penalltin do ta gjuaj vete sepse topi eshte i imi . Ky soj politikanesh shtetin e quajne prone te tyre dhe i vetmi fiksasion qe kane ne koke eshte te vjedhin e te vjedhin , te vjedhin e te xhvasin sa me shume .

  2. Posteri i ri tregon dy duart që bashkojnë majat në formë piramide ndërsa shoqërohen me sloganin: “Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.”

    Me sa duket Këlliçi, pavarësisht se e mbrojti publikisht posterin me gishtat e mesit, ka reflektuar dhe ka ndërruar mëndje.Keshtu ndodh gjithmone kur tregohesh politikan qe ke rrugen si kushtetute,bashkim politik pa njohur asnje ligj,ju mbani shpellkaret dhe vazhdoni te mos njihni ligjet qe i keni miratuar dhe vete

      1. hahaha, kujdes me kete term se ngatarrohen njerezit, se u bashku kryekurva blu (Sali enveristi) me kryekurven e kuqe (Like floriri dhe spiuni) dhe dolen dy kurva mavi Sali Meta. Ate qe thoshte Ram poturja pertej te djathes e te majtes e zbatoi ne praktik Sala me Meten. Ca thiatro ketu te ne, ca gallate, ata qe jan shar me liber shpie jan ber shok te ngusht dhe shoket e ngusht perfunduan duke u shar e u therrur me njeri tjetrin. Dhe ne presim demokraci nga keta sundimtaret tan te majt e te djath qe as e kan minimumin e ides se cdo te thot demokraci.

  3. Keta jane hajdutet e kriminelet me te medhenj ne historine e ketij vendi.

    Hitleri nuk ishte asgje , ka mbetur vetem kampi internimet dhe dhomat me gaz.

    Po trajtohet nje popull opozitar si cifutet ne luften e dyte boterore.

    Po perkrahet nje KM mafioz e drogmene, hajrin e pafshit.

  4. Eh pridhni pridhni, po krijoni alibi per Sala-Liken, qe te justifikojn kapjen e opozites edhe mbas humbjes. Kesja rradhe ska nevoj te shpenzoj asnje qindark per blerje apo manipulim votash. E ka ne xhep fitoren, edhe ne fushat po tall karin po ben fushat tallava, se eshte i sigurt per fitoren.

  5. Nuk do të doja të përmendja asnjë kandidate grua, por Lajla Pernaska pas 14 majit do të kujtohet si çudia e politikës shqiptare.

    Në fakt zonja njihet si ish demokrate, por në Parlament hyri si deputete e Partisë Republikane.

    Më pas e pamë nëpër ekrane në emisione për traditën e rrobaqepësit në familjen e saj, shkollimin pas-universitar në Francë dhe mjeke në Tiranë.

    Kur të gjithë ndiqnin me kërshëri kravatat shumëngjyrëshe 3D të djalit të saj të talentuar dhe mendonin se doktoresha ishte larguar nga politika, PDIU, ose partia e çamëve, e nxorri kandidate për Bashkinë e Tiranës, ndonëse nuk ishte anëtare apo aktiviste e kësaj partie.

    Por në emer të zonjës që sherbeu si urë lidhëse me Ramën, PDIU donte numeruesit, të cilët ia dhuruan si opozitë kallp, pasi edhe në fushatë kreu i Partisë, i përhershmi Shpëtim Idrizi, tashmë opozitar, na flet vetëm kundër opozitës reale.

    Ka hak populli kur thotë :”Më mirë një mik, se një çiflig”.

  6. në rrethe të ngushta dhe biseda me gazetarë konfidentë, Berisha ka shprehur dhe rezerva për gabimin në zgjedhjen e kandidatit të Tiranës.

    Me ‘ofensivën” e djeshme me gishtin e mesit, Belua detyroi sot Berishën dhe njerëzit e tij t’i dilnin në krah.

    Berisha dukej shumë zemërthyer, as emrin nuk ja përmendi në deklaratën e tij, por ama shprehu solidaritet se ai në vend të Belos do t’u nxirrte dhe ndonjë gjë më të rëndë.

  7. Ne fakt jane ligjet e miratuara nga Berisha qe po e penalizojne zoterine nongrata. Kush nuk i pelejne keto ligje le te zhgenjehen se ne fund te fundit jane ligje e shteti nuk ecen me opinjone e deshira por me zbatim ligji. Kush ka faj per zhgenjimin e ndjekesve te berishizmit kur atyre nuk ju punon truri!

    1. “Nuk do të shikoni dritën e diellit”, kandidatja e PD: Si po kërcënohemi nga Berisha dhe njerëzit e tij

  8. Ne tekst thuhet nder te tjera qe “Lapsi.al ka pyetur eksperte elektorale….” Kjo eshte fraza me ironike e tekstit. Ne ka lapsi nje burim informacioni ai eshte non-grata. Deklaratat e non-grates mblidhen ne darke dhe shperndahen cdo mengjez, tamam si buke te ngrohta.

    Sic duket, narrativa per justifikimin e humbjes po merr forme dale-ngadale. Me keta laro qe ka rivale, Ramsi edhe qeveria do pasurohen akoma dhe me teper kete mandat.

  9. Kur lajmet vijnë nga “brenda” apo “rrethet e ngushta”, përgjithësisht janë muhabete kafenesh ku ndonjë mediokër sjell “habere” për tu dukur interesant.

  10. NADI, KE HARRUAR V, F, L Pne, SIMBIN E JETES, TE FRYMEZIMIT. MJETIN E PROPAGANDES NE KOMENT E HEDH ME DINAKERI, POR QELLIMIN, KURRE NUK DO E ARRINI SEPSE ARESYEJA E BEMAT E PERVITSHME E PERDITESHME TE KESAJ BANDE QEVERITARESH, ME SUITE GANGSTERESH PATRONAZHISTE, NE NJI DEMOKRACI TE PASTER E TE DREJTE, ME KOHE DO I ISH TREGUAR VENDI NESE DO FUNKSIONONTE LIGJI E PUSHTETI. POR KUR ATE E KANE PUSHTUAR, E TJETERSUAR KODOSHET TRASHEGIMTARE, ME DO E MOS DUHET VEPRUARE LARGUAR QE MOS TA SHTYJME ME SHUME VUAJTJEN NEN KETE PUSHTIM

    1. Xixa,

      1) ne ke meshire, te lutem mos shkruaj me se e masakrove gjuhen shqipe.

      2) Je militanti me i eger ketu sot per sot, po gjynah qe e ben falas. Sufllaqet te pakten e marrin ndonje bakshish kurse ti koqet e non-grates ke marre.

      VFLP me respekt.

  11. BRAVO KODOSH, TAMAM SI GUERRILASIT E SIMBOLIT MBYLLES E KE BERE KOMENTIN PER TU MRE ME TY QE KE SHITUR NDERE BYTHE E BREKE TEK I SEMURI I SEKTIT, PER TE MBULUAR PUNET E ZEZA QE MUND TE BESH, APO KE BERE, DOMOSDO QE TI KODOSH DO I SHERBESH KRIMIT E KRIMINELEVE, MOS QOFSH VETE DORE E ZEZE.KUR TE LESHE LAPSIN , MBRO KOMENTIN E SHKO NE BODRUMIN E GESTAPOS KUQALE, MERR COPI PASTEN E HAJDE NA U HIDH PRAPE NE KOMENT, POR RUAJE ATE FUNDIN, SE AJO DO TA GJEJE, E DO TE BEJE VARRIN SI SHUME TE TJEREVE PO NGA RRACA TUAJ, KUQALE TE PA BESE. SE TE JESHE NDONJE RRACE KOMBI QE I DEL NE BALLE, EDHE TE PRANOHET, POR RRACE PERCARESE SE JU ZOR SE GJINDEN.TRADHTARI RAMA U DOLI FARE HAPUR NE MBROJTJE TE SERBISE E VELLA VUCICIT, JU TE SINQERTIT BLOZE, MERRENI ME ALIBIRA QE SI E SI TE SHKOHET NGA KY RAST E TE LARGONI OPINIONET PER KETE PROBLEM TRADHETIA KOMBETARE BRI SKA, POR MREVESHJET PRAPA POPULLIT JANE DENIMI QE JU DUHET QE NJE DITE TA PAGUANI. PARULLA IME ESHTE,,,POSHTE TRADHTARET E KOMBIT.

  12. PS,, NADIR I VFLP, TE VDEKUR, POR LUGATI SI JU NA DEL PERPARA RRUGES QE DESHIROJME. NE SHKRIM NUK JA PIKTURE, POR MENDIM, NESE MENDIMI ME BAZE, E REALITET NUK I NGJANE HIPOKRIZISE SE HELMATISUR TE TRURIT APO DIJES QE NA PASKE, FSHIJ PRAPANICEN E PADRONIT QE TE MBA ME NDONJE KOTHERE. ME ZUZARE, KODOSHE, BANDITE SERVILESH TE PUSHTETIT TRADHETAR, ESHT PAK QE TU THOHET NE KETO KOMENTE JENI NE ORBITEN E DROGES, MASHTRIMIT E TRADHETISE. POSHTE KULISHET E KURVIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *