• |
ide | kryesore

Deformimi i radhës/ Berisha-Meta pa numërues në gjysmën e vendit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përmbylli sot një cikël vendimesh, që i japin formë një procesi të pabarabartë për 14 Majin në raport me forcën kryesore të opozitës. Me short, u vendos që në tryezën e numërimit të votave Partia Socialiste do të kenë dy numërues, Enkelejd Alibeaj me logon e PD-së zyrtare do të ketë një numërues, ndërsa numëruesi i katërt do ndahet mes koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Realisht, PDIU, ose siç njihet ndryshe si partia e çamëve i është bashkuar mazhorancës dhe voton sistematikisht pro qeverisë në parlament. Por në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i PDIU kërkoi numërues, si parti e dytë në opozitë.

Kur përfaqësuesi i koalicionit Berish-Meta e kundërshtoi vendimin me argumentin se PDIU nuk është opozitë, por pranë qeverisë, u zhvillua pak a shumë debati më poshtë:

Përfaqësuesi i PDIU-së: Ne jemi në opozitë. Kemi votuar pro qeverisë për marrëveshjet me amerikanët.

Altin Kaziaj nga Koalicioni BF: Vetëm ne jemi në garë në gjithë Shqipërinë, PDIU jo. Votat e kujt do të mbrojnë numëruesit e saj?

Përfaqësuesi i PDIU: Do mbrojmë votat e Lajla Përnaskës

PDIU: Po ju në Himarë do numëroni votat e kandidatit që ka marrë gjak shqiptarësh?

Si përfundim PDIU do të ketë numërues në tavolinat me numër çift, ndërsa koalicioni Berisha-Meta në tavolinat me numër tek. Kjo është goditja e radhës për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, që megjithëse ka pas vetes shumicën e opozitarëve mbetet pa numërues në gjysmën e tavolinave të procesit.

Lexo edhe: Këto fytyra (foto) po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS

Vjedhja e votave në tryezat e numërimit ka krijuar një traditë tashmë në vendin tonë.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, dhjetëra numërues u dërguan në prokurori për vjedhjen e votave. Dhe duhet përmendur se në 25 Prill, në tryezë ishin dy numërues nga Partia Socialiste dhe dy numërues nga Partia Demokratike. E megjithatë parregullsitë ishin shtrirë në disa qytete, që nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Gjirokastër, Korçë, Lezhë etj.

Ndërsa përshkruante numërimin në Elbasan, dy vite më parë, Sali Berisha përshkruante një situatë presioni kriminal mbi numëruesit: “Tejkalon çdo skenar filmi që keni parë ju për numërimin e votave. Disa zonja aty numëronin votat në tytën e banditëve të qeverisë. Terror!”

Lexo edhe: Hapja e kutive/ Rrahman Rraja i vodhi vota Edi Ramës në 25 Prill

Për të kuptuar më mirë përmasat e këtij fenomeni duhet thënë se pas 25 Prillit u zbulua se vjedhja e votave ishte një praktikë që nuk kursente as rivalët brenda partisë. Në Durrës edhe vetë Edi Ramës i kishin vjedhur disa vota që ishin numëruar për deputetin tjetër, Rahman Rraja. Votat nominale i ishin vjedhur edhe Berishës dhe Bashës në Tiranë.

Pyetja që lind nga vendimi i sotëm i KQZ-së, është se kush do ta ruajë votën e opozitës, kur në gjysmën e tavolinave koalicioni Berisha-Meta nuk do të ketë asnjë numërues?

Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për t’i hequr numëruesin koalicionit “Bashkë Fitojmë” është në vazhdën e disa vendimeve të tjera ndëshkuese kundër forcës kryesore të opozitës.

“Bashkë fitojmë” nuk u lejua të regjistrohej me emrin e Sali Berishës, por në fletën e votimit u imponua emri i Ilir Metës, sipas një vendimi të KAS. Paratë që duhej t’i jepeshin forcës më të madhe opozitare, i kaluan Enkelejd Alibeajt, i cili hyn në zgjedhje me vetëm 12 kandidatë. Edhe koha televizive do të llogaritet me të njëjtën filozofi nga KQZ, që me ligj imponon kohë të barabartë mes 12 kandidatëve të Alibeajt dhe atyre të Edi Ramës në këto zgjedhje./Lapsi.al



28 Comments

    1. Eshte vertet nje cmenduri. Sic duket rama do prishe cdo gje per pushtet te tij . Njerezit e kane ne dore. Nuk behet fjale per opoziten por per ata vete. Vdekje klinike e shoqerise.

    2. Lapsi është, si gjithmonë, i kapur në befasi. Në ka njeri që ka ndjekur lajmet që të paktën një vit e gjysëm dhe nuk e ka parashikuar këtë, do ishte budalla me zile.

      Gjithsesi, mesazhi është që zgjedhjet do i humbasin PDja, por fajin e ka Edi Rama. Ky artikull dhe të tjerë si ky janë parapërgatitja për refrenin e njohur Shqipëtarë – mi vodhën zgjedhjet. Sa herë e kemi dëgjuar këtë? Absolutisht sa herë ka patur zgjedhje. Do habiteni po e dëgjuat prapë? Lapsi me siguri që po. Do të kapet në befasi.

      1. Te duket gje se jeton ne suedi ku zgjedhjet nuk vidhen dhe vota respektohet dhe ku kryeministri jep llogari per cdo gje??

        Dihet qe do vidhen do prishen kjo eshte e warte si drita e diellit. Nuk behet fjale per fitore permbysje etj behet fjale per te vrare friken per te mundur pergjumjen per te marre oksigjen.
        Skam pike dyshim qe fieri fitohet nga rama por nese kandidati i opozites merr 45 % eshte vrare frika eshte mundur debilizimi 3sht3 dhen3 shpresa we ky pushtet permbyset. Po qe se do tevolucion merr armen dhe shko vrit ramen. Por ki parasysh se ai te vret pa marre armen fare sepaeeshte frikacak. Prandaj matu mire. Kjo situate nuk do ekstreme sepse rama ate provokon. . Mjafton qe njerezite te votojne kunder dhe rama ska me oksigjen.

        Shyqyr qe u kthy doktori se lulushi jo vetem qe skishender po iish ul ne preher rames dhe po qihej ne bythe.

        Te pakten ka nje mundesi dhe shyqur qe e ka marre si mision doktori dhe ska synim ne vetvete pushtetin se i ka pas te gjitha ska nevoje . Eshte shume i qarte .
        Edhe ti do fitosh 3dh3 pse je kokrra e karit, doktori mendon dhe per gjynahqaret e rrotekarizuar si ti.
        Te hapte zoti syte te shohesh ku ne pidh te mamit po shkon

    3. E vertete qe koalicioni me i madh qe garon si opozitë , me perfaqesim ne 61 njesi zgjedhore nuk ka asnje numurues ne gati gjysmen e ketyre njesive zgjedhore , ka vetem nje perfaqesues nga 7 neper KZAZ , ka marre finde shume me pak se ato parti qe kane kandidat vetem ne 15 bashki por keto fakte e te tjera nuk permenden ne raportin e ndermjetem te OSBE – së… etj etj . Megjithate tregtaret sa degjuan se do rriten rrogat i rriten çmimet … Ti gëzojmë zgjedhjet e lira , te ndershme edhe te barabarta …

  1. KA VDEKUR DEMOKRACIA, DREJTESI E KOMANDUAR QE TE ELIMINOI OPOZITEN DERMUESE, VETEM NE KETE SHTET MONIST BEN VAKI. ME SA DUKET EDHE NGADISA ORGANIZMA NDERKOMBETARE KY FENOMEN NUK PO INJEKTOHET NE RREGULLAT INTERNACIONALE TE TE DREJTES PER TU ZGJEDHUR, E NUK PO SHOHIM REAGIM INSTITUCIONAL NGA TO. ME NJE VAZHDE TE TILLE VOTA SKA ASNJE VLERE, SEPSE POPULLI VOTO, QEVERIAE PUSHTETI ZGJEDH. TE RROJE DREJTESIA DEFORMUAR, TE NA RROJNE MIQTE EURO, AMERIKANE QE BEJNE SEHIR NE KETE TEPSI.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Opozita me Berishën dhe Metën ka të gjithë të drejtën e ligjit dhe Zotit të mos i njohë këto zgjedhje dhe të fillojë protestat E DHUNSHME për përmbysjen e rilindjes neokomuniste!

    2. Rama do fitore me cdo kusht ne tavoline. Rama nuk ka garuar kurre. Kot sa behen zgjedhjet votat i numeron rama. Si me covid qe tallte karin me shqiptaret, hap mbyll si i donte trapi, tani do numroje si ti doje trapi

      Ku ka arrit ky vend! me 2-3 mandatet e rames eshte kthyer kokeposhte.
      Sa poshte ka shkuar!

  2. Shqiptarët shkojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit, të cilat zhvillohen pas atyre të mëparshme moniste, me një sistem dhe strukturë zgjedhore krejtësisht të deformuar.

    Përballë kanë 3 opsione: maxhorancën e gjithëpushteteshme, një opozitë të komanduar e fiktive, PD e vulës +Partia e çamëve dhe opozita reale e koalicionit “Bashkë fitojmë ” të lënë dhunshëm me shpatulla pas murit në këtë ngrehinë, me 30 numërues votash.

    33 vjet pas vendosjes së sistemit pluralist, aq sa mosha e Krishtit kur e kryqëzuan, Shqipëria ndodhet në grahmat e sistemit demokratik, për shkak të deformimit të skajshëm të tij, por jo me vullnetin e shqiptarëve.

    Duket se këta të fundit janë vënë para “provës së zjarrit”, për të treguar me votë, (nëse nuk vidhet e deformohet nga maxhoranca), vullnetin për të ruajtur sistemin pluralist apo për të ecur “përpara ” me rilindjen mavi në sistemin autokratik.

    Në këto kushte, votuesit shqiptarë mbetet të kujtojnë me nostalgji, si zgjedhje vërtetë demokratike, vetëm ato që organizuan ish komunistët në vitet e fundit të sistemit të tyre dhe të parat për pluralizmin e vendosur më 1990.

  3. Këlliçi nxjerr gishtin e mesit në publik, qytetarët e ‘masakrojnë’ me komente në rrjetet sociale,opozita reale dhe zyrtare eshte ne fushen e betejes kunder oligarkise politike salih metaj kjo te nuk te duket Opozite ty xixa qe per salihun Qihesh tre here ne bythe o rroteKari funksional

  4. Po ty i pa memër i orës 20.25, si të duket kur një grua, kryetare bashkie, quhet publikisht “shalqi me provë”?

    1. Adriana Kalaja, zyrtarja e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka falsifikuar foton e Evi Kokalarit.

      Ka qenë vetë Kokalari që ka demontuar falsifikimin e fotografisë duke publikuar atë realen.
      Uk ke kapacitet ti per ta kuptuar fjalen shalqi me prove o cecen funksional i salihut,salihu i zgjedh shalqite pa prove dhe pastaj i dalin si luli tani Kerrici i rradhes

      1. Berisha i merr njerëzit e PD si të verbër dhe i çon në në PL; shkaka dhe tragjizëm. Është rrënuar e drejta për të votuar lirisht e në dritë të diellit, për të votuar atë që ti vetë mendon dhe jo atë që të imponon dikush; PD-istët e djathtë detyrohen të votojnë fshehurazi ‘Floririn’ e majtë. Xixa mbreme ke mbajtur shishen e shurres per salihun,por e reja eshte se shkoje dhe te metaj sepse ky kerkoj te njejtin kujdes qe i ben ti xixa salihut,Urime xixa per ngritjen ne detyre

  5. Josif Stalin tha :”Ata votojne, ne numërojmë “.
    Kjo thënie mbeti e famshme per dekada, por sot në vend të Stalinit vini Ramën, me të vetmin ndryshim se i pari bënte ato që thoshte, kurse ky yni “ndryshe thotë e ndryshe bën “, thotë populli.

  6. BIJTE E KURVIT, KODOSHET E ZUZARET SEC POSTOJNE CA KOMENTE IDIOTE, SHEMBULL SERVILI GJERIZIT,ZORRAXHI IPA EMER I ORES8,25 I PERHERSHEM E PO MONOTON NE LLAPE ZGJATJEN ME CENGWLIN E SEKTIT KU LEPIHET. NE GJITHE KETE PADREJTESINGA KJO QEVERI, PER OPOZITEN, KETA LANGOJ LEHES THONE KUSH UA KA FAIN. A E KUPTONI SE SA LARG ME REALITETIN JANE KOMENTUESIT E BUNKERIT RILINDAS, KJO MESA DUKET , NGA KETA FRYMEZOHET ISHTERRUARI RAMA QEMBA MITINGJE ME SHALEKUQE, GOMERE, ZORRA QORRE, ETJ SEPSE I KA PER RRETH TIJ.

  7. Kush e njeh Ramën e dinë kush është.Alabak e elstremist.Dilte në mitingje duke evokuar të varim çdo komunist në çdo shtyllë.Tani po e tregon veten që është ai që ka qenë.Bir i babait të tij.Kriminel.

  8. E vertete qe koalicioni me i madh qe garon si opozitë , me perfaqesim ne 61 njesi zgjedhore nuk ka asnje numurues ne gati gjysmen e ketyre njesive zgjedhore , ka vetem nje perfaqesues nga 7 neper KZAZ , ka marre finde shume me pak se ato parti qe kane kandidat vetem ne 15 bashki por keto fakte e te tjera nuk permenden ne raportin e ndermjetem te OSBE – së… etj etj . Megjithate tregtaret sa degjuan se do rriten rrogat i rriten çmimet … Ti gëzojmë zgjedhjet e lira , te ndershme edhe te barabarta …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *