• |
ide | kryesore

41 gazetarë të vrarë në 1 muaj në Gaza

Arkiva, Lajme, Të fundit
gazetarë



41 gazetarë janë vrarë në luftën që vazhdon që nga 7 tetori midis Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez, Hamas. “Më shumë se një gazetar në ditë” – vërejnë “Reporterët pa Kufij”, duke bërë thirrje për mbrojtje për shtypin.

Në një shënim të organizatës së njohur saktësohet se “36 gazetarë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza”, duke kujtuar se “një nga viktimat e fundit është Mohammad Abou Hassira, i cili u vra së bashku me shumë anëtarë të familjes së tij, në një nga sulmet që kanë nisur në qytetin e Gazës natën mes 5 dhe 6 nëntorit”.

Për më tepër, mbi 50 zyra shtypi u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht nga sulmet izraelite, raportoi RSF. E fundit është selia e Agence France Presse, më 3 nëntor.

“Situata është urgjente. Ne kërkojmë mbrojtjen e gazetarëve në Gaza dhe që gazetarët e huaj të mund të hyjnë dhe të punojnë lirisht atje”, – është apeli i drejtuar nga Jonathan Dagher, kreu i zyrës së RSF-së në Lindjen e Mesme. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *