• |
ide | kryesore

GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pronave të Ylli Ndroqit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ylli



Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për konfiskimin e shumicës së pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi, pavarësisht pretendimeve nga ana e tij, dhe padisë ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Njoftimi i Apelit të GJKKO: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 20.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 32 akti, datë 02.02.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit Y.N., M.N., shoqëria “… sh.a.”, kundër vendimit nr. 17, datë 03.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar me konfiskimin e disa pasurive.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 17, datë 03.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në 3 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaccme vendosi konfiskimin e pjesës më të madhe të pasurive të zotëruara nga Ylli Ndroqi, të sekuestrua në vitet 2020 dhe 2021 si të dyshuara se janë produkt i veprimtarisë kriminale.

Mes pasurive të konfiskuara që do t’i kalojnë shtetit janë edhe shoqëria “Ora”, që përfaqëson televizionin “Ora News” dhe 30% e kuotave të shoqërisë “Channel One”.

Në listën e gjatë të pasurive të konfiskuara janë pjesët takuese të Ylli Ndroqit në 11 shoqëri tregtare; katër troje, katër njësi shërbimi; katër automjete luksoze; një garazh, një sipërfaqe tokë arë dhe një sipërfaqe pyll.

Në vendimin e shkurtuar të gjykatës thuhej se konfiskimi është kryer bazuar në ligjin e vitit 2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe si ligji “Antimafia”.



3 Comments

  1. T’a futën edhe ty o Ylli ?! Çfar kujtove ti se mund të bëhesh shok me dreqin?!

    Ke të bësh me satanikë, lloji më i keq i njeriut. Zgjero pak horizontin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *