• |
ide | kryesore

Meta: Populli nuk dëgjon presidentin kur voton, nëse LSI përfaqëson oligarkinë le të votohet kundër

Arkiva



Presidenti Ilir Meta iu përgjigj akuzave të njëpasnjëshme të kryeministrit Rama, i cili është shprehur se ai po i shërben LSI-së dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kreu i shtetit tha se shqiptarët nuk janë dele, dhe nëse LSI përfaqëson oligarkinë, apo promovon banditë dhe të inkriminuar të mos ta votojnë, duke ironizuar kështu PS-në.

“Meqë mendon se unë përkrah partinë time që drejtohet nga znj. Monika. E kam gjetur në PS, nuk e kam bërë unë, e ka bërë deputete PS dhe për të cilën PS ka shkelë statutin. Ishte 16 vjeç.

Do t’i bëj një shërbim do t’i them që presidenti del për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe tjetra nëse ish-partia që kam themeluar unë, dhe që drejtohet nga znj.Monika përfaqëson oligarkinë ta votojnë të gjithë shqiptarët kundër, nëse promovon banditë apo të inkriminuar ta votojnë kundër gjithë shqiptarët ta fshijnë nga faqja e dheut, apo nxit shpopullimin e Shqipërisë të ngelet pa asnjë votë, nëse përpiqet të blejë vota, të gjithë të votojnë kundër.

Nuk janë dele shqiptarët, nëse ke drejtuar mirë populli do të votojë dhe nuk dëgjon presidentin, ama që të bëhemi Kore e Veriut dhe të brohorasim “bravo Shqipëria socialiste”, ua kam thënë edhe më parë Shqipëria ka qenë 50 vjet regjimi më brutal i tipit koreano-verior, tani ka përfunduar kjo histori”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *