• |
ide | kryesore

Francezët, gjermanët dhe suedezët fajësojnë BE-në për programet e vaksinimit

-Instant, Lajme, Planet



Sipas një sondazhi, njerëzit në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë fajësuar  qeveritë e tyre dhe BE-në për problemet në programet e tyre të vaksinimit  ndërsa britanikët janë të kënaqur me përparimin e shpejtë që ka treguar qeveria e tyre.

77 përqind e britanikëve deklaruan se vendi i tyre ia kishte dalë mbanë me programin e vaksinimit- krahasuar me 23 përqind në Gjermani, 19 përqind në Suedi dhe 18 përqind në Francë.

Të tre vendet mbeten pas Mbretërisë së Bashkuar në garën e vaksinave pasi kaosi i furnizimit në të gjithë Europën u përkeqësua nga personalitet kryesore të BE-së duke përfshirë Emmanuel Macron, i cili ngriti  dyshime të pabazuara në lidhje me efikasitetin e AstraZeneca.

Sipas sondazhit, vetëm 17 përqind në Gjermani dhe 24 përqind në Francë  deklaruan se BE ka bërë një punë të mirë në përpjekjen për të imunizuar popullsinë e saj prej 447 milion banorësh

Sondazhi nuk është befasues duke pasur parasysh ritmin shumë më të shpejtë të vaksinimit në Britani, ku më shumë se 30 përqind e të gjithë popullsisë kanë marrë të paktën një dozë.

Sondazhi i 1.000 të rriturve në secilin vend zbuloi gjithashtu se britanikët kishin më shumë gjasa të vaksinoheshin me 89 përqind që thanë se do të merrnin një dozë ose e kishin marrë tashmë. Kjo krahasuar me 76 përqind në Suedi, 73 përqind në Gjermani dhe vetëm 59 përqind në Francë ku skepticizmi i vaksinave ka qenë prej kohësh një shqetësim.

Më shumë se gjysma e personave të anketuar në tre vendet e BE-së thanë se përparimi i fushatës së vaksinimit ishte shumë i ngadaltë në vendin e tyre. Mbretëria e Bashkuar miratoi të dy vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca para çdo vendi tjetër, raporton abcnews.al

Ndërsa BE nuk kishte miratuar ende vaksinën e Oksfordit deri në fund të janarit pas një përplasje me AstraZeneca mbi furnizimet.

Gjermania, Franca dhe Suedia ishin midis vendeve që kufizuan përdorimin e AstraZeneca për personat  nën 65 vjeç. Macron ndezi më tepër situatën kur tha  se vaksina ishte ‘ joefektive’ tek njerëzit e moshuar.

Përpjekjet e Francës për fushatën e vaksinimit u  vlerësuan nga 18 përqind dhe u kritikuan nga 39 përqind. Në Suedi, 51 përqind thanë se vendi i tyre kishte gabuar në shpërndarjen e vaksinave, krahasuar me 19 përqind që ishin dakord.

Sondazhi ishte një goditje për vendin nordik i cili ka përmendur prej kohësh ‘nivelin e lartë të besimit në agjencitë qeveritare’ si justifikim për politikat e  Covid. Sondazhi tregon një rënie në vlerësimet për kryeministrin suedez Stefan Lofven, i cili tani është 17 pikë më poshtë  në vlerësimin e publikut për sa i përket  menaxhimit të tij ndaj virusit.

Boris Johnson, javën e kaluar paraqiti plane të hollësishme për heqjen e bllokimit të cilat mund të çonin në hapjen e kufijve nga 21 qershori në Angli. Të gjithë të rriturit pritet të marrin dozën e parë të vaksinës deri më 31 korrik, ndërsa BE ka një qëllim më modest të vaksinimit të 70 përqind të të rriturve deri në shtator.

Përktheu abcnews.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *