• |
ide | kryesore

Policia: 4 të arrestuar në Durrës (Detaje)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, për vepra të ndryshme penale.


Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. Xh., 53 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Ndërkohë që në pranga ra dhe 33-vjeçari me inicialet Dh. T., i cili nga masa “Arrest në shtëpi” përfundoi në në “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë dhe shtetasin me inicialet V. K., 39 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

Ndër të tjera në pranga ra dhe shtetasi me inicialet A. K., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua penalisht shtetasi F. Sh., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në orën 13:40, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu