• |
ide | kryesore

Covid-19/ Njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të takohen pa maska

-Instant, Lajme, Të fundit



Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka njoftuar se personat e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, mund t’i kthehen një niveli të normalitetit. Sipas rekomandimeve të reja, ata që kanë marrë dozat e kërkuara të vaksinës mund të vizitojnë njerëz të tjerë të vaksinuar dhe disa njerëz të pavaksinuar.

Njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi të marrin dozën përfundimtare të vaksinës së tyre, sugjeron Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Zyrtarët shëndetësorë i paraqitën udhëzimet e reja gjatë një konference të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Disa prej udhëzimeve thonë:

  • Takohuni në ambiente të mbyllura me persona të tjerë plotësisht të vaksinuar, pa maska ose distancë fizike.
  • Takohuni në ambiente të mbyllura me njerëz të pavaksinuar të së njëjtës familje, nëse ata janë në rrezik të ulët për sëmundje të rëndë nga koronavirusi.
  • Shmangni testimin ose karantinën kur ekspozoheni ndaj koronavirusit, përveç nëse ju shfaqen simptoma.

Mbi 90 milionë vaksina janë administruar deri më tani në SHBA. Tri vaksinat e miratuara atje janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *