• |
ide | kryesore

Zbulohen emrat/ Operacioni ndërkombëtar i drogës, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin ndërkombëtar të trafikut të drogës të zhvilluar në tre shtete në Itali, Gjermani dhe Shqipëri. Në këtë operacion u arrestuan 5 persona në Vlorë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ata janë: Albano Jazaj 25 vjeç, Dionis Maskaj 23 vjeç, Eriseld Nelaj 27 vjeç, Rezart Elmazaj 31 vjeç dhe Zigur Aliaj 25 vjeç.

“Këta shtetas kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës”, thuhet në njoftimin e policisë. 55 persona u arrestuan në total në këtë operacion ndërkombëtar, nga të cilët 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 shtetas nga Gambia. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë e Gjermanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *