• |
ide | kryesore

Humbi jetën nga koronavirusi, 22-vjeçarja kishte lindur foshnjen dy javë më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas tre javësh në intubim e dy javë pasi kishte lindur, një 22-vjeçare u nda nga jeta në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ e infektuar me Covid-19.

Raportohet se 22-vjeçarja S.K., për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ka lindur me operacion foshnjën e saj, në momentin që ajo ka qenë e intubuar.

Disa ditë më parë, pasi kishte shkuar atje shtatë muajshe shtatëzënë, mjekët vlerësuan situatën dhe ndërhynë për të hequr foshnjen sepse e reja ndodhej në rrezik serioz për jetën.

E reja nuk ja ka dalë në betejën e saj me Covid dhe ka ndërruar dje jetë në spitalin Covid 2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *