• |
ide | kryesore

Protesta të dhunshme në Athinë, turma dhunon egërsisht policin

-Instant, Lajme, Planet



Pamje tmerri kanë pushtuar kryeqytetin e Greqisë, Athina pasi qendra e Nea Smyrni u shndërrua në një zonë lufte për disa orë të martën. Grupe protestuesish kanë nisur sulmet ndaj policisë me bomba molotov dhe gurë. Mediat greke shkruajnë se gjatë protestave u sulmua brutalisht një polic, i cili mbeti i plagosur rëndë. Disa nga kolegët e tij formuan një rreth tij për ta mbrojtur derisa arriti një ambulancë për ta transferuar në spital.

Mediat greke, gjithashtu kanë raportuar se në tubim morën pjesë afro 5,000 njerëz për të protestuar kundër dhunës së policisë, në vazhdën e pamjeve virale që u shfaqën të dielën, të cilat tregonin që oficerët sulmonin një burrë në Nea Smyrni. Më herët të martën, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis akuzoi opozitën SYRIZA për cënimin e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit duke bërë thirrje për protesta, midis tensioneve të rritura që nga incidenti i së Dielës.

“Thirrja zyrtare e SYRIZA për pjesëmarrje në tubimet e protestave të qytetarëve në mes të pandemisë është një akt i papërgjegjshmërisë së madhe,” tha Mitsotakis.



1 Comment

  1. INTERESANTE KJO BOT PROJEKTOJN ARMIKUN NDERSA ,ATE E GJEJNE NE VETEN E VET ,EGOJA PER PUSHTET PARA I LARGON NGA E VERTETA DHE I BEN TE PADREJT ARMIQ ME TE GJITH thotë:

    KUR PLANET E FSHEHTA ATINJERZORE,I KUPTOJN NJERZIT NGA ZHVILLIMET FAKTET ATEHER KUPTOHET SE FSHEHTESIJA,ESHT BER FRONT,POR RREZOHET NJEHERESH ,GJITHA STRUKTURAT QE I MBANIN GJALL ATO TASHME NUK KA FUQI AS TEKNOLOGJIJA,SHKATRRUESE,AS IMPONIMET AS F0RcA AS AKUZAT AS MANIPULIMET PER TIU PERGJIGJUR PLANEVE STRATEGJIVE,SI ME PAR ,SEPSE TASHME PO PREKEN GJERA MALLORE TE NJERZIMIT ,KU MENDIMEVE PLANEVE QELLIMEVE KETYRE RRUGEVE TE PASHKELURA JU DINI VETEM EMRIN ,POR JO SI FUKSIONOJN NE ZINXHIRIN E VET ,SEPSE NUK I KRIJUT JU E AI QE I KRIJOJ PADREJTESIN E BERI SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET NUK KA MBETUR SHUK KOH TE SHIJONI FRYTET E RENDIMENTIT TE VEPRAVE TUAJA ,DHIMBESHEM ,KET JO SE PO E THEM UN E KA THEN AI QE GJITHcKA KRIJOJ QE TE DREJTIT I SHPERBLEN DHE TE PADREJTIT NESE SPENDOHEN DHE NUK JU KTHEJN HAKUN DHE MARRIN HALLALLIN NJERZVE ASHPEER I NDESHKON,KY KOMENT BEHET PER ATE KATEGORI NJERZORE QE KAN FRIK, ZOTIN ,NDESHKIMIN E TIJE DHE SHPRESOJN TAKIMIN ME TE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *