• |
ide | kryesore

Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat ndaj COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat aktuale ndaj COVID-19 edhe për këtë javë.


Ora policore 20:00- 06:00, do të vijojë të jetë e detyrueshme për t’u respektuar prej qytetarëve dhe për bizneset.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shtoi në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve se ka një tendencë të rënies së infektimeve që prej 1 marsit.

Nga ana tjetër edhe universitetet vijojnë të kryejnë mësimin online, kurse mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe.

MASAT NË FUQI NGA KOMITETI TEKNIK

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
Universitetet vijojnë online.
Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu