• |
ide | kryesore

Johnson: Nuk shohim arsye për ndërprerjen e programit të vaksinimit, ndjejmë siguri te AstraZeneca

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh sot se vaksina kundër COVID-19 e AstraZeneca-s është e sigurt dhe se qeveria do ta përdorë atë duke ndjerë siguri maksimale, shkruan the Economic Times.

“Ne kemi një nga rregullatoret më të ashpra dhe me më tepër përvojë në botë. Ata nuk shohin asnjë arsye për të ndërprerë programin e vaksinimit. Ne vazhdojmë të kemi siguri e besim te programi dhe ndihemi të lumtur të shohim të shpërndahet me kaq shpejtësi në të gjithë Britaninë e Madhe”, u shpreh Johnson.

Disa vende e kanë ndërprerë për momentin përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për shkak të disa rasteve të pacientëve që kanë patur mpiksje gjaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *