• |
ide | kryesore

Alex dhe JLo nuk janë të ndarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndarja e mundshme mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka bërë xhiron e rrjetit gjithë këto ditë. Pavarësisht se disa ditë më parë u raporta se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 4 vitesh, burime pranë çiftit i hodhën poshtë këto zëra.“Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por janë s’janë ndarë”, thanë disa burime për “People”.

Po i njëjti burim tregoi se dyshimet në lidhje me Madison LeCroy-flirtin e mundshëm të Alex-it- nuk ka lidhje aspak me problemet që dyshja kanë, duke shtuar se distanca është një faktor negativ për marrëdhënien e tyre.“Ajo po punon në Republikën Domenikane kurse ai është në Miami prandaj e kanë paksa të vështirë ta shohin njëri- tjetrin edhe për shkak të pandemisë. Gjithsesi ata do të përpiqen të qëndrojnë bashkë”, tha burimi.

Dhe për t’i përforcuar akoma më shumë këto zëra, Alex ka udhëtuar së fundmi drejt Republikës Domenikane për t’u bashkuar me Jennifer.

 “Alex fluturoi në Republikën Domenikane dje. Jennifer ishte shumë shumë e lumtur që e pa atë atje. Ata po përpiqen vërtetë që të zgjidhin gjërat mes tyre. Ishte një ribashkim i lumtur”, ka thënë një burim shumë i afërt i Lopez për “People”.

Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Rodriguez, i cili publiki ditën e sotme një video nga udhëtimi i tij.

E hënë e lumtur. Javë e re. Ditë e re”, shkroi ai përkrah njërit prej postimeve duke etiketuar edhe Jennifer Lopez.

Kujtojmë se pak ditë më parë, gjatë një dalje publike, Rodriguez u shpreh para gazetarëve: “Unë nuk jam beqar”, duke nënkuptuar se vazhdon të jetë i lidhur me Jennifer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *