• |
ide | kryesore

Karlie Kloss nënë për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja e njohur, Karlie Kloss është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale partneri i 28-vjeçares, Joshua Kushner. Ai nuk ka dhënë detaje në lidhje me gjininë apo emrin e foshnjës së dyshes. Joshua ka publikuar një foto të fëmijës së porsalindur, në të cilën vihet re se fytyra e tij është e mbuluar dhe foshnja mban një kapele ngjyrë të kaltër, çfarë ka nxitur dyshimet se mund të jetë djalë. Lajmi se Karlie Kloss ishte shtatëzanë, u bë publik në tetor të vitit që lamë pas nga prestigjozia “People”, ndërsa. Revista “People” ka bërë me dije se çifti do të krijojë një familje së bashku. Një burim i afërt me Kloss tha për “People” se modelja e famshme është shtatzënë dhe fëmija pritet të vijë në jetë vitin e ardhshëm.

“Karlie është shumë e lumtur që do të mirëpresë fëmijën e saj të parë në 2021-shin. Ajo do të jetë një nënë e mrekullueshme”, -tha burimi.

Supermodelja e konfirmoi këtë lajm një muaj më pas.

Asokohe, ajo ndau një video me ndjekësit e saj në Instagram, ku i shihej barku i fryrë.

Kujtojmë se ish-modelja e pasarelave të “Victoria’s Secret” u martua me Joshua Kushnerin në vitin 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *