• |
ide | kryesore

Vetëm bukë e ilaçe/ Pandemia nxit shpenzime rekord për barna në tremujorin e fundit, rriten 22-26%

-Instant, Lajme, Të fundit



Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë të parë pas pandemisë. INSTAT raportoi se shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 2,6%,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Por, të dhënat më të detajuara sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se rritja e shpenzimeve për konsum ka ardhur kryesisht për dy nevoja kryesore, njëra bazike për ushqime e pije, ndërsa tjetra e detyruar nga situata pandemike, duke rritur në nivele rekord blerjet e produkteve farmaceutike e mjekësore.

Në dhjetor blerjet e produkteve ushqimore e të tjera u rritën si në dyqanet e pa specializuara (ato të ashtuquajtura të lagjes), ashtu dhe në ato të specializuara (supermarkete), përkatësisht me 9 dhe 7.8%, sipas indeksit të vlerës.

Konsumi i karburanteve ka vijuar të jetë i dobët; blerjet e produkteve kompjuterike kanë rënë, pasi u rritën ndjeshëm në periudhën e karantinës; blerjet e veshjeve u rritën në tetor, për t’u ngadalësuar më muajt e mëpasshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e shpenzimeve në tremujorin e fundit, është përqendruar kryesisht në produktet mjekësore e farmaceutike, që kanë njohur një rritje dy shifrore, shumë më të lartë në krahasim me aktivitetet e tjera ekonomike (shiko grafikun: Ndryshimet vjetore, Indekset e vlerës, tregtia me pakicë, T IV 2020).

Sipas INSTAT, indeksi i vlerës për “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike”, u rrit me rreth 22% si në tetor ashtu dhe në nëntor, në krahasim me muajt përkatës të një viti më parë. Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi pandemia e Covid-19, treguesi në vlerë u rrit me 26%. (Në të njëjtat nivele është rritur dhe treguesi në volum).

Të dhëna nga tregu pohojnë se pandemia ka nxitur konsumin e një baze të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin antibiotikë, kortizonikë, antikaulgulantëve (hollues të gjakut), antiulcerozët, antiinflamatorët, grupin e suplementeve, vitaminave, antidepresantë, antiulcerozë etj., dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë.

Shumë individë po zgjedhin të trajtohen në shtëpi, çka ka rritur shpenzimet për blerjen e produkteve të nevojshme. Nga ana tjetër ka një tendencë për t’u ngarkuar me barna që në ditët e para të pandemisë, shpesh edhe pa këshillën e mjekëve, ndërsa mungon një protokoll i qartë trajtimi./ Monitor



4 Comments

  1. Nuk ka shqiptar te ndershem qe te votoje hajdutin e 230 milion eurove te Rruges se Kombit, grabitesit te mandatit te kryebashkiakut te Tiranes, shitesit te detit Jon, vrasesit te 21 Janarit….22shpellkare e cecene do denohen nga gjykata per vjedhjen e votave,byrektore te elones e kunatit erionit mos vidhni dhe mos votoni 25here per nje thes me miell se byreket i keni falas per kater vjet nga Erioni i kunati i lulzimes,I pate listat qe beri kunati me salihun prap me shume emra se nga sa lejohet me ligj

    1. Ke te drejt mo shok, Shqiptaret e ndershem duhet te votojne Edin. PD edhe mumd te ket vjedh ca lek te rruget qe beri por Rama ama, i vodhi te gjitha leket dhe nuk beri asnje c
      rruge. Aq sa ka vjedh Rama keto 8 vite nuk kane vjedh te gjitha qeverit te mara bashk nga 91 e deri tani. Ai jo vetem qe na ka vjedh ne por eshte duke vjedh dhe brezat e ardhshem me koncesionet dhe PPP-rat qe po jep per 20-30 Vitet e ardhshme.
      Vrasja e 21 Janarit eshte pergjegjsi e perbashket e Rames dhe Sales.
      Nje pyetje kam une, me cfar parash paguhesh ti qe poston te tilla gjera ketu?
      Me parat e buxhetit te shtetit apo me parate e vjedhura nga korrupsioni?

  2. Sali Berisha e quan përplasjen në Elbasan si një nga aktet më të shëmtuar zgjedhore. Ai mendon se atje ku ka mitingje duhet të ketë patjetër të vrarë nga shteti, si në rastin e 21 janarit. Apo në rastin më “të mirë” kur gjakosi gazetarë e opozitarë në 1996.Ti ore AS duket qe ti nuk del fare nga byrektorja e pd,ti e ke stakuar trurin 2010 e salihut qe i bente rruget ne tv klan dhe tvsh se atehere nuk ishin syri faxnews,miqsore dil nga byrektorja mer nje biciklete dhe leviz neper shqiperi të kuptosh cfare eshte bere neper qytete dhe jam i sigurte qe do shkosh i pari te voto ah salihun qe vrau vodhi perdhunoje dogji pasur une publike per 25 vjet

  3. duke qendruar temes shqipot le te shtojn shetitjet ne ajer te paster ne mengjes heret( sigurisht pa maska) te han sa te ken mundesi more dhe te pine aspirin cdo dit s
    dhe shum lengje. larg spitaleve lerg mjekeve.. dhe cdo gje do tju shkoj mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *