• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski rrëfen të pathënat e lindjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Pak javë më parë, Emily Ratajkowski solli në jetë fëmijën e saj të parë. Emily publikoi para disa ditësh foton e parë me fëmijën dhe ndryshe nga ç’tha para lindjes zbuloi emrin dhe bashkë me të edhe gjininë e bebushit.

“Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë në 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”, shkroi ajo përkrah fotos së ëmbël.

Tre muaj më parë, ajo bëri të diur se ishte në pritje të ëmbël përmes një seti fotografik dhe një interviste të dhënë për revistën “Vogue”. Gjatë kësaj interviste ajo u shpreh se gjininë e fëmijës do e zbulonte kur ai të mbushte 18 vjeç dhe ta caktonte vetë orientimin e tij/saj seksual, por fjalën nuk e mbajti.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, u shpreh Emily.

Ndërkohë së fundmi ajo ka publikuar në Instagram disa foto të shkrepura gjatë dhe pas procesit të lindjes. Para ardhjes në jetë të vogëlushit dallohet qartë dhimbja në fytyrën e saj dhe pasi ka marrë atë në krahë, Emily duket shumë e qetë dhe e lumtur.

“Parajsë! Ajo që nuk të tregojnë në jetë është se lindja është droga më e madhe dhe diçka e veçantë si asgjë tjetër. Këto fotografi kapin kaq bukur dhimbjen dhe gëzimin!”, komentoi njëra prej ndjekëseve të modeles.

Modelja ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj pas kësaj fotografie, që simbolizojnë kaq bukur misionin më të rëndësishëm të grave në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *