• |
ide | kryesore

Rita Ora në qëndër të kritikave

-Instant, Lajme, Paparazzi



Në muajin shkurt të këtij viti, këngëtarja Rita Ora mori vëmendjen e botës me projektin e saj më të ri të titulluar “Bang”.
Ajo u shfaq në videoklip me veshje tradicionale shqiptare, duke çuar peshë zemrat tona.

Mirëpo, një detaj në videoklipin e Ritës është bërë shkak që publiku të “kryqëzojë” këngëtaren. E kemi fjalën për qenin pitbull me veshë të prerë, që është shfaqur gjatë videos.
Një koalicion i organeve drejtuese veterinare dhe organizatave bamirëse të mirëqenies së kafshëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një peticion nëpërmjet të cilit i bën thirrja Qeverisë të mbyllë të gjitha boshllëqet ligjore që lejojnë vazhdimin e praktikës mizore të prerjes së veshëve.

Bashkëdrejtori i grupit “Focus on Animal Low”, Jordan Shelley tha: “U zhgënjeva kur pashë një qen me veshë të prerë në videon e Rita Orës, pasi përdorimi i qenve të gjymtuar në media po luan një rol të madh në normalizimin e prerjes së veshëve dhe rritjen e numrit të tyre që janë në pronësi të një individi.
Krahas thirrjes tonë për Qeverinë për të ndaluar importimin e qenve të prerë, ne i bëjmë thirrje të gjithëve me një platformë dhe me mediave që të mos ndajnë më asnjë imazh të qenve të prerë, me përjashtim kur kjo bëhet me qëllim ristrehimi, në mënyrë që të ndalojmë normalizimin e kësaj procedure të panevojshme të dhimbshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *