• |
ide | kryesore

Ermal Meta, mesazh të atit në ditën e baballarëve

-Instant, Paparazzi, Slider



Dita e Baballarëve është festuar dje në të gjithë Europën.
Së fundmi dhe këngëtari i mirënjohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka publikuar në Instagram video nga kënga e tij “Lettera a mio padre”, krahas së cilës bashkangjiti një mbishkrim.

“Gëzuar Festën e Baballarëve. Atyre të vërtetëve”, ka shkruar Ermali krah videos.
Në këngën “Lettera a mio padre”, Ermali tregon raportin e vështirë me të atin dhe e përshkruan si një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi për famijen. Këngëtari ka treguar më parë se i ati ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Kujtojmë se këngëtari i njohur shqiptar përfaqësoi Italinë në “Eurovision” në 2018-tën dhe më pas mbajti një koncert në Tiranë ku u mblodhën disa qindra veta.
Pas kësaj ai menjëherë mori vëmendjen e mediave shqiptare dhe disa televizione e ftuan për intervista. Gjatë intervistës me Alban Dudushin në “Top Shoë Magazinë” ai u pyet për një ngjarje mjaft të përfolur për jetën e tij, historinë e tij me babain e dhunshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *