• |
ide | kryesore

Si ju përgjigj Michelle Obama pyetjes rreth jetës seksuale nga Jimmy Kimmel

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një intervistë me Jimmy Kimmel, Michelle Obama u pyet për jetën e saj seksuale me Barack Obama-n.

Duke iu referuar një bisede që ata kishin bërë në një event disa vite më parë, Kimmel tha:

“Unë ju bëra një pyetje atë natë dhe në fakt, ia bëra bashkëshortit tuaj fillimisht, por ai e ktheu tek ju. Ju pyeta, natën që SEAL Team Six bastisi Osama Bin Laden me urdhër të bashkëshortit tuaj, a bëtë ju dhe burri juaj dashuri atë natë për të festuar?”

Për shkak të të qeshurave të audiencës, Michelle Obama u përgjigj:

“Duhet t’i them audiencës suaj që, për ndonjë arsye shumë të sëmurë, jeni shumë të fiksuar me këtë pjesë të asaj ngjarjeje madhore historike, në një mënyrë që askush tjetër – askush në historinë e të gjitha bisedave që kam pasur, s’ka qenë i fokusuar kaq shumë në këtë pikë të veçantë.
Ndërsa Kimmel pohoi me kokë në shenjë dakordësie, ajo qeshi dhe vazhdoi:

“Kështu që unë pyetjen po e kthej përsëri tek ti.”
Në mënyrë miqësore dhe thënë me shaka, Michelle Obama e cilësoi Kimmel, si “ai djali i vogël në dhomën e gjumit, nën jorganë me elektrik dore, që thotë: Shpresoj të mos më shohë askush”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *