• |
ide | kryesore

Vjen në jetë djali i dytë i Andra Destanit dhe Sinan Hoxhës

-Instant, Paparazzi, Slider



Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe Andrra Destani e Sinan Hoxha janë zyrtarisht prindër të dy fëmijëve. Andrra ka sjellë në jetë ditën e sotme djalin e dytë dhe e gjithë familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi në Instagram.
Bashkëshortja e këngëtarit të njohur ka postuar një foto të bebushit pa ja zbuluar fytyrën. I vogli shihet i veshur me rroba në ngjyrë blu teksa fle gjumë.

“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, ka shkruar Andrra në postim.

Ndërsa Sinan Hoxha nuk ka bërë ende asnjë reagim për ardhjen në jetë të vogëlushit.

Kujtojmë se fillimisht çifti i njohur e mohuan lajmin e shtatzënisë së dytë të Andrrës, sepse pritën sa të kalonin me sukses muajt e parë. Më pas në dhjetor, gjatë festave të fundvitit, Andrra tregoi se ishte sërish shtatzënë dhe madje zbuloi gjininë e bebushit.
“Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella… Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen…”, shkroi Andrra në një postim.
Djali i parë i Andrrës dhe Sinanit ka lindur në maj të 2016-tës dhe për pak muaj do të festojë 5-vjetorin si vëlla i madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *