• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut regjistron 642 raste të reja dhe 25 viktima nga Covid-19 në 24 orë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 642 raste të reja me koronavirus nga 2.730 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se prej rasteve të reja 321 janë në Shkup, 40 në Veles dhe Prilep, Kumanovë 27, Gostivar 23, Kavadar 22, Ohër 20, Tetovë dhe Negotinë 17, Shtip 15, Manastir dhe Strumicë 13, Berovë 12, Dellçevë 9, Gjevgjeli 7, Resnjë dhe Bogdanci 6, Strugë dhe Koçani 5, Dibër, Vinicë dhe Krushevë 4, Kërçovë dhe Sveti Nikole 3, Makedonski Brod 2, dhe nga 1 në Kriva Pallankë, Radovish, Kratovë dhe Demir Kapi.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 524 pacientë dhe 25 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa, nga rastet fatale, 5 janë nga Shkupi, 3 nga Tetova, Prilepi, Gostivari dhe Kavadari dhe nga 1 në Shtip, Veles, Ohër, Strugë, Koçani, Negotinë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Probishtip, Vallandovë dhe Kratovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *