• |
ide | kryesore

Përse faqja e Victoria Secret është më e pista në internet

-Instant, Paparazzi, Slider



Një tjetër problematikë për Victoria’s Secret. Një studim i ri i kryer nga Uswitch – një shërbim për krahasimin e çmimeve me bazë në Mbretërinë e bashkuar, që lejon konsumatorët të krahasojnë çmimet për shërbimet e energjsë, financat personale, sigurimet dhe shërbimet e transmetimit – ka bërë një analizë të website-eve (faqeve në internet) për shopping më të njohura të modës.

Studimi është bazuar te të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar, por patjetër që mund të shërbejë si një udhëzues i mirë për të kuptuar se cilat faqe janë më pak miqësore me mjedisin. Faqja e Victoria’s Secret është konsideruar “më e pista” për shkak të gjurmëve të karbonit.

Raporti nga Uswitch vëren gjithçka, nga mënyra e mirëmbajtjes së një faqe në internet te madhësia e shkronjave, imazhet e përdorura dhe ndikimi i tyre në efikasitetin e energjisë së një website-i.

Victoria’s Secret është faqja më e pistë në

Studimi zbuloi se faqja e kompanisë emeton 6.64g dioksid karboni (CO2) për klikim në faqen kryesore, krahasuar me vetëm 0.29g CO2 për vizitë të emetuar nga kompania H&M. Vetëm 135 vizita online në Victoria’s Secret barazojnë të njëjtat emetime karboni me rastin kur nget makinën për 5 kilometra.

Gjithnjë e më tepër aktiviteti në internet po përflitet për ndikimin negativ në mjedis. Në janar të këtij viti, një studim i ri nga Universiteti Purdue në SHBA vlerësoi se një orë në video-konferencë lëshon midis 150 dhe 1000 gramë dioksid karboni.

Studiuesit zbuluan se lënia e kamerës fikur mund të ndihmojë në uljen e gjurmëve të karbonit. Transmetimi i videove në qartësi standarde në vend të qartësisë së lartë (high definition) mund të rezultojë në një ulje prej 86%.

Ky ishte studimi i parë i këtij lloji për të vëzhguar se si infrastruktura e internetit ndikon edhe në përdorimin e ujit dhe tokës, jo vetëm te emetimet e karbonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *