• |
ide | kryesore

Thyen rekorde fotoja e Billie Eilish

-Instant, Paparazzi, Slider



Një nga artistet më të pëlqyera në botë, Billie Eilish i habiti të gjithë ndjekësit e saj pak ditë më parë me ndryshimin drastik në pamje.
Ajo është shfaqur me një look shumë ndryshe dhe ekstravagant, me flokët jeshil që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Kjo ishte e veçanta e saj për shumë vite, por tashmë do të shohim një Billie ndryshe. Këngëtarja ka ndryshuar pamje, duke u kthyer në një bjonde platin.
Duket se kjo do të jetë një “epokë” e re për Billie-n, me një ndryshim kaq drastik në pamje.
Kjo ishte një surprizë shumë e madhe për fansat, saqë fotoja e saj ka arritur një rekord në Instagram. Ajo rrëmbeu një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm, një postim nga Selena Gomez në ditëlindje.
Kjo foto e Eilish me ndryshimin drastik është futur në dhjetë postimet më të pëlqyera në Instagram të të gjitha kohërave.
Ndërkohë që ky ndryshim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u pëlqye nga miliona njerëz në mbarë botën, Billie ka zbuluar se për 2 muaj i ka mashtruar të gjithë. Ajo ka treguar se kohët e fundit ka mbajtur një paruke me flokë të lyer në jeshile, sepse në realitet ka qenë bjonde. Që nga muaji janar ajo ka mbajtur paruke, teksa punonte për stilin e saj të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *