• |
ide | kryesore

Tension te magazina e djegur, një familjar i Arjan Salës hyri brenda dhe nuk pranon të dalë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit Arjan Sala në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë që u përfshi nga zjarri 3 ditë më parë.

Sipas asaj që raportoi News 24, mbrëmjen e së premtes, ekipi i shpëtimit u ka thënë familjarëve të të riut se do të kërkojnë brenda magazinës nëpër mbetjet e djegura dhe për këtë arsye, kanë kërkuar që të futet brenda edhe një prej familjarëve, që të shohë nëse ka ndonjë gjë identifikuese, që të mund të identifikojë të zhdukurin.

Të njëjtat burime citojnë se edhe këto kërkime nuk kanë pasur rezultat dhe punonjësit zjarrfikës kanë dalë të gjithë jashtë, ndërsa i afërmi i 33-vjeçarit nuk ka pranuar të dalë dhe ndodhet brenda magazinës prej një ore.

Familjarët që presin ankth u kanë kërkuar punonjësve zjarrfikës që të futen brenda ta nxjerrin, por ata nuk pranojnë. Kjo ka shkaktuar tension dhe përplasje mes familjarëve të të zhdukurit dhe ekipeve të shpëtimit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *