• |
ide | kryesore

Rama komenton çeljen e fushatës së PD: Uroj që mos ta përfundojnë mitingun tek ‘Shefqet Ndroqi’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama komentoi sërish ceremoninë e çeljes së fushatës së Partisë Demokratike 3 ditë më parë në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Kreu i qeverisë theksoi se ata u bënë vatra infektimi të koronavirusit, ndërsa shtoi se uron që mos ta përfundojnë mitingun tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

“Këta janë një tufë personazhe, që humoristi nuk do i fuste në një pjesë estrade. Këta janë estrada jonë. Por si mund të luhet me këta, duke iu dhënë këtyre çelësat. T’ja japësh çelësin Tym Idrizit, që del nga dera pas. Ta bën tym shtëpinë. Ca problemi ka që në kombinat të rrijë dhe flamuri i PD-së? Të mbajë edhe foton e Bashës, dhe të Saliut po të dojë. Po taksën zero e ka për vete. Ajo taksa e sheshtë është dërrasë, pllakë varri mbi më të vegjlit. S’ka nevojë që të mbajë fotografin time. Të më shajë gjithë ditën. Kur të vijë një që bën punën më mirë se ne, në rregull. Por për hir të partisë, ti t’i vësh erën biznesit, vetëm të shohësh dhëndër Lulin! Ata as në kohë pandemie nuk menduan. Vajtën u turrën atje krijuan një vatër zinxhiri infektimi. E patë! Lutem për ta. Uroj që mos t’i ndodh gjë. Uroj që mos ta përfundojnë mitingun duke e bërë tek Shefqet Ndroqi. Ju lutem shumë, të bëjnë atë që duhet të bëjnë për fëmijët e tyre. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të mendosh që ke pasur një kontribut ne lehtësimin e shpirtit të qindra mijëra gjyshërve.”, tha Rama.



10 Comments

  1. Ky eshte shume i “shqetesuar” se po infektohen demokratet. Ha, ha, ha ky qe vetem per nje vit

    ka burgosur 38 mije fakire, ka shemb sipas thenies se vete atij mbi 8800 shtepi, ky qe ua ka

    hedhur gazin lotsjelles femijve te mitur per ti nxjerre nga shtepia, ky qe ua ka bere jeten te

    pamundur shumices se shqiptareve duke detyruar mbi 500 mije te largohen dhe qindra

    mijera te tjere kandidate per te ikur ne rast se ky e mban pushtetin , ky qe nuk din ceshte

    dhimbja njerzore dhe drejtesia shteterore, ky pra qe megjithe shpirt do ta conte popullin

    opozitar prapa diellit, ketij pra po i dhimben se po infektohen ne nje tubim ne esence kunder tij.

  2. A e ke bere kerkese per azil se veshtire e ke. Xhetin privat mbaje ne Surrel qe te mos humbish kohe, apo do te futesh ne ambasaden turke.

  3. Aman si tha per Idrizin qe vjen mbrapa deres….po torta e Bashes me kujtohet se cfare muti beri….
    Une do votoj per Paloken apo Kryemadhin(plaken) kjo po me lodh shume se cfre te reje do te na bien pervec sharjeve ..
    Ka gallate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *