• |
ide | kryesore

Ata me vaksina lindore nuk do të udhëtojnë dot në BE. Vuçiç tërbohet me perendimorët

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Bashkimi Evropian planifikon të nisë me lëshimin e certifikatave digjitale të vaksinimit kundër koronavirusit, por nuk dihet sesi një gjë e tillë do të ndikojë mbi vendet e Bllkanit Perendimor.

Qytetarët e vendeve të treta do të duhen të pajisen me këtë dokument kur udhëtojnë brenda BE-së. “Ata që mund të udhëtojnë aktualisht, do të mund të marrin edhe një certifikatë digjitale të gjelbër, duke e kërkuar atë nga shteti, në të cilin udhëtojnë. Shtetet anëtare duhet të vlerësojnë provat e vaksinimit dhe të lëshojnë certifikatën digjitale”, tha zëdhënësi i KE-së, Cristian ëigand.

Certifikatat digjitale të BE-së do të përmbajnë informacione në lidhje me vaksinimin, testin negativ PCR ose praninë e antitrupave.

Komisioni Evropian ka deklaruar se, së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta do t’iu njihen edhe certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e tyre.

Kjo do të kërkojë fillimisht harmonizimin e sistemit të lëshimit të këtyre dokumenteve me standardet e BE.

“Në këtë mënyrë, certifikatat e vendeve të treta do të pranohen në BE njësoj si certifikatat e gjelbra digjitale, të lëshuara nga BE-ja“, tha ëigand. Por shumë zëra thonë se në çertifikatën vaksinale nuk do të përfshihen ata që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze. Por vendimi i mundshëm për të lejuar hyrjen në territorin e saj vetëm për udhëtarët që kanë marrë vaksina perëndimore do të ishte “skandaloz” dhe “i paarsyeshëm”, sipas Presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Si do të parandalojnë ardhjen e kryeministrit hungarez Orban i cili mori vaksinën nga Kina?” Tani ata madje më bënë të marr vaksinën kineze pasi e dëgjova atë, dhe pastaj nëse nuk më mirëpresin në Bruksel, nuk do të ketë dialog me Prishtinën” komentoi Vuçiç.

Aleksandar Vuçiq gjithashtu tha se meqë Serbia nuk po merrte vaksina nga Evropa, kjo do të nënkuptojë që banorët e Serbisë nuk do të lejohen të udhëtojnë në BE sipas vendimit të ri.

“Unë jam i bindur se askush në BE nuk ka ndërmend të marrë një vendim të tillë, por nëse do të ndodhte do të themi – faleminderit, ne kuptuam se çfarë lloj politike keni ndaj Serbisë dhe vendi ynë do të rritet” shtoi ai.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. Keshtu do perfundoj dhe vellau yt Edvin droga o shkerdhatat e shekullit, ju mendoni se jeni dikushi hhaaaahh ??plera rrugeqer keni cen dhe do ngeleni, koke e juaja lider eee ????

  2. ne cdo dite 2 lajme per Serbine..Po nuk kemi lidhur kerthizen me keta o lapsi.Mjaft me kaq se nuk na plas fare cfare thote ky

  3. pallavra.po udhetojn njerzit pa pcr e pa certifokata e idjotlliqe .as po ja kerkon njeri neper aeroporte. karagjozllice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *