• |
ide | kryesore

Goditet me gurë zyra elektorale e Partisë Socialiste në Berat, policia nis hetimet

-Instant, Lajme, Të fundit



Njëra nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në Berat është goditur me gurë. Nga policia mësohet se zyra e PS-së në lagjen “30 Vjetori”, që ndodhen në anë të rrugës kryesore të qytetit, është sulmuar. Dera e jashtme e kësaj zyre elektorale është thyer, duke u qëlluar me gurë. Thyerja është konstatuar rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe më pas është njoftuar policia.

Nuk dihet ende nëse thyerja e derës së jashtme të kësaj zyre është bërë në mënyrë të qëllimshme apo nga ndonjë person i dehur gjatë natës. Policia është duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *