• |
ide | kryesore

Rama: Kemi siguruar 50 mijë vaksina AstraZeneca

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama informon ditën e sotme se vendi ynë ka siguruar edhe 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca.

“LAJM I MIRË Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme”, shkruan Rama.
Prej katër ditësh tashmë, në vend vijon vaksinimi masiv ndërsa në sheshin “Skënderbej” janë ngritur dy çadra ku po kryhet vaksinimi i të moshuarve mbi 75-vjeç, me vaksinën kineze “Sinovac”.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije ditën e sotme se krahas 20 mijë vaksinave Pfizer që pritet të vijnë në prill nga kontrata e drejtpërdrejtë, në qershor do të vijnë edhe 23 mijë vaksina të tjera Pfizer nga Covax.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer rreth 120,000 vaksinime. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 282,520 vaksina anti Covid.
Kujtojmë se procesi i vaksinimit në vend vijon që prej 11 janarit në qendra të vaksinimit dhe shkolla. Qytetarët shqiptarë deri më tani po imunizohen me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe së fundmi edhe me Coronavac.



7 Comments

  1. Ku do shkonim ne shqiptaret po te mos kishim Ramen kryeminister? A e kuptoni dot? Edhe 0.5% e popullsise do vaksinohet me AstraZeneca vetem ne saje te tij. Kush nuk ia jep voten ketij marrte nga ditet e kryeministrit jahrebi.

  2. Kryeminister qe punon per vendin e tij jo kastravec si Lyl Basha qe vetem enderron karrigen e Kryeministrit po qe sdo harrije kurre ti afrohet se eshte vetem nje cop idiot

    1. ke te drejte, ulet ne poltron dhe ja fut me propagande e genjeshtra per vaksinat, nderkohe nuk ka lene me porte rruge, kompani e sherbime pa koncesion

  3. Edhe pse nuk beri asgje per 8 vite, korruptoi dhe u korruptua, nuk la gje pa i bere ketij populli

    prapseprape do ti japim voten se ky eshte kryeministri qe duam

    1. Per cfare do te flase nese nuk flet per vaksinen? Per arritjet e medha ne tete vite? Ku jane keto arritje? Ne cdo parameter jemi me keq se kur ishim keq ne 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *