• |
ide | kryesore

Rama mburret në fushatë me mesazhin që i dërgoi Albin Kurti: Do ta ndihmoj me vaksinat për Kosovën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar ndihmën e homologut të tij në Shqipëri për një sasi vaksinash që do të bënte të mundur vaksinimin e mësuesve të Kosovës.

“Meqë ata morën disa mijëra vaksina për mjekët, Albin Kurti më ka çuar një mesazh që ne të ndihmojmë për mësuesit. Po, i thashë, ne do t’i japim ato që të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës” tha Rama, që ndërkohë bëri krahasimin me kundërshtarët e tij politikë të PD-së. “Si bëhen këto? Duke fjetur gjumë? Ne e shikojmë dritën atje, për sezonin turistik. Kjo do sjellë më shumë punë” tha kryeministri gjatë takimit të fushatës elektorale.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *