• |
ide | kryesore

Aktorja kryesore e Bridgerton nuk do të jetë më pjesë e serialit

-Instant, Paparazzi, Slider



Eshtë një ditë e trishtuar për fansat e Bridgerton: Ylli Regé-Jean Page do të largohet zyrtarisht nga seriali pas një sezoni.

Në profilet e serialit në Instagram dhe Twitter, një letër e shkruar nga Lady Whistledown konfirmoi të premten se seriali hit i Netflix, do të shfaqet në sezonin e dytë pa Page, i cili luajti Simon Basset, Duka i Hastings.

“Do të na mungojë prania e Simon në ekran, por ai do të jetë gjithmonë pjesë e familjes Bridgerton.”- shkruhej në shënim.

Letra vuri në dukje se Phoebe Dynevor, e cila luante të dashurën e Dukës Daphne Bridgerton, do të kthehet: “Dafni do të mbetet një grua dhe motër e përkushtuar, ka për të ofruar – më shumë intriga dhe romancë.”

Në një intervistë ekskluzive për Variety, aktori tha se ai gjithmonë dyshonte se roli do të ishte një afatshkurtër.

“Eshtë një hark një sezonal. Do të kishte një fillim, mes, dhe një fund!”

Page mund të jetë në rregull me kohën e tij të shkurtër në serial, por në të kaluarën, ai ka folur sikur mezi priste të vazhdonte me rolin si Simon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *