• |
ide | kryesore

Kate Winslet rrëfen të pathënat e Hollywood-it

-Instant, Paparazzi, Slider



Kate Winslet ka folur hapur për paragjykimin që ekziston në Hollywood për aktorët që i përkasin një orientimi tjetër seksual. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Sunday Times” aktorja tregoi se ajo njeh të paktën 4 persona të famshëm që kanë frikë ta tregojnë publikisht orientimin e tyre për shkak të karrierës.

“Nuk mund ta them numrin e aktorëve të rinj që unë njoh, disa janë shumë të njohur, disa sapo kanë nisur, që janë të frikësuar se orientimi i tyre seksual mund të zbulohet dhe të ndikojë në rolet e tyre, sepse nuk duan t’i punësojnë në role normal.

Një aktor shumë i njohur sapo ka komunikuar me një agjent amerikan dhe agjenti i tha ‘Unë e kuptoj që ti je biseksual. Nuk do ta publikojë këtë gjë’. Mund të them se janë të paktën 4 aktorë që e fshehin orientimin e tyre seksual. Është e dhimbshme. Sepse ata tremben se mund të zbulohen”, ka treguar Kate.

Ajo ka shtuar se ky paragjykim vlen më shumë për meshkujt, sepse mendojnë se ata nuk mund të luajnë rolin e një heteroseksuali vetëm sepse janë gay. Kate është shprehur se kjo gjë duhet bërë patjetër publike që aktorët e rinj ta dinë se çfarë i pret dhe se duhet të përpiqen që t’i ndryshojnë gjërat.

“Unë nuk kam si qëllim që të kërcënoj Hollywood-in. Po flasim thjesht për aktorët e rinj, që mund të kenë ndërmend t’i bashkohen këtij profesioni dhe të gjejnë një mënyrë për ta thënë më hapur këtë gjë. Duhet të ketë më pak paragjykime, diskriminim dhe homofobë”, ka thënë aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *