• |
ide | kryesore

Fillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, devijohet lëvizja në Vorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se aksi Tiranë-Durrës do i nënshtrohet sot riparimeve. Deri me datë 21 prill çdokush që duhet të kalojë nga ky aks duhet të ndjekë rrugët alternative. Drejtuesit e automjeteve do të duhet të devijohen në degëzimi për në Rinas dhe më pas të hyjnë në rrugën dytësore. Faza e parë parashikon riparimin e segmentit nga Qafa e Kasharit, pra nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Durrësit, tek Ura e Dajlanit. Ndërsa faza e dytë, do të jetë riparimi i kahut tjetër të rrugës, pra nga Ura e Dajlanit deri në Qafë Kashar.

“Sipas planit të menaxhimit të trafikut “të rishikuar”, qarkullimi do të bëhet në një korsi të autostradës në varësi të pjesëve ku do të punohet. Për të shmangur vështirësitë, qytetarët këshillohen të ndjekin rrugët dytësore, ose rrugë të tjera alternative”, thuhet në njoftimin zyrtar në lidhje me këtë zhvillim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *