• |
ide | kryesore

Korea e Veriut: Kim Jong-un paralajmëron qytetarët për një krizë urie vdekjeprurëse

-Instant, Lajme, Planet



Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka paralajmëruar qytetarët për një krizë të vështirë, ku do të përballen me mungesa të tmerrshme të ushqimit dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Duke folur në një konferencë, Kim tha se e krahasonte situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse të viteve ’90.

Udhëheqësi autoritar u bëri thirrje zyrtarëve të partisë të zhvillonin një “Mars të Mundimshëm” në mënyrë që të lehtësonin njerëzit sadopak nga vështirësitë.

”Marsi i Mundimshëm” është një term që përdoret nga zyrtarët e Koresë së Veriut që t’iu referuar luftës së vendit gjatë një urie shkatërruese, si ajo në vitin 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e la vendin pa ndihmë themelore. Rreth 3 milion njerëz thuhet se kanë vdekur në atë periudhë.

Sipas Kim, Koreja e Veriut pritet të përballet sërish me këtë situatë të ngjashme.



1 Comment

  1. kujdes se mo dobsoheç o buçkua i xhaxhit!!
    he rrobt ku i keni mdyrësira,se keni fare problem kur thika shkon në kockë të tjetrit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *