• |
ide | kryesore

Rusia: Nuk ka patur asnjë vdekje prej vaksinave tona

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoriteti shëndetësor rus (Roszdravnadzor) njoftoi sot se nuk është raportuar asnjë vdekje pas vaksinimit me vaksina ruse dhe ato nuk japin më shumë se 0.1% efekte anësore.

“Ne jemi duke monitoruar vazhdimisht sigurinë e vaksinave Covid-19. Që nga fillimi, nuk kemi regjistruar një rast të vetëm të vdekjes që rezulton nga përdorimi i vaksinave ruse të koronavirusit, ndërsa frekuenca e efekteve anësore nuk kalon 0.1%,” tha kreu i Roszdravnadzor Alla Samoilova.

Samoilova vuri në dukje se ekspertët po hetojnë në detaje çdo rast të reaksioneve anësore që ndodhin pas vaksinimit.

Kreu i Roszdravnadzor gjithashtu tha se njerëzit e vaksinuar monitorohen gjerësisht për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, dhe se ka një regjistër të vaksinuar me të dhënat e të gjithë qytetarëve, të cilët kanë qenë të vaksinuar si dhe reagimet që kanë ndodhur pas vaksinimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *