• |
ide | kryesore

COVID-19 në Hungari/ Lodhja mendore e punonjësve mjekësorë, psikologët ofrojnë ndihmë falas

-Instant, Lajme, Planet



Rreth 250 psikologë hungarezë ofrojnë ndihmë falas për mjekët dhe infermierët të cilët luftojnë në vijën e parë të frontit.

Ata janë nën presion, orët e punës janë shtuar në mënyrë dramatike dhe pavarësisht përpjekjeve të tyre shumë pacientë vazhdojnë të humbasin jetën si pasojë e Covid.

Sipas psikologëve kjo kategori  rrezikon të preket nga depresioni, i cili mund t’i çojë deri në vetëvrasje.

Në spitalet e Budapest dhe në të gjithë Hungarinë, mjekëve dhe infermierëve iu kërkohen orë pune shtesë, por askush nuk i pyet se si ndihen. Dhe për gazetarët që mund të guxojnë të bëjnë pyetje të tilla, hyrja është e ndaluar.

Lodhja mendore e punonjësve të kujdesit shëndetësor është tashmë një fenomen global. Në Francë në departamentin e Saona dhe Loira, klinika Le Gouz është e specializuar në trajtimin e mjekëve dhe infermierëve që vuajnë nga depresioni.

Eva Knapek, një psikologe tha se është  normale dhe e kuptueshme që në rrethana ekstreme ka reagime ekstreme. “Është shumë normale të  kesh makthe dhe ankth, dhe mos të ndihesh e  “aftë” të bësh punën tënde si më përpara dhe janë pikërisht këto momente që duhet të kërkosh ndihmë”.

Spitalet hungareze janë nën kaos, por ekziston shpresa që me programin e vaksinimit, situata të përmirësohet, brenda një periudhë të shkurtër.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *