• |
ide | kryesore

Basha i prerë: Rama nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së Aleancës për Ndryshim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Aleancës për Ndryshim, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës nga Ndroqi, ku po zhvillon një takim të madh me banorët aty. Basha është shprehur se Rama nuk mund të bëhet pjesë e qeverisë së Aleancës për Ndryshim.


‘E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është JO! Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Votoni 9! Vendimi është në dorën tuaj!’, u shpreh Basha në Ndroq.


Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha iu drejtua socialistëve: Kemi vuajtur të njëjtat probleme. Kemi të njëjtat sfida. Ejani bashkohuni me marshimin tonë drejt ndryshimit! I përgjigjet kërkesës së Ramës: JO! Nuk ka ndryshim me Edi Ramën. Votoni 9 masivisht më 25 prill!

‘Nuk ka ndryshim pa larguar Ramën’, theksoi Basha duke i’u përgjigjur kërkesës së Ramës: JO! Koha jote ka mbaruar! Thirrje socialistëve: Jemi vëllezër dhe motra, bashkohuni me ne! Votoni 9!

Më poshtë fjala e kryetarit të PD Lulzim Basha, para qytetarëve të Ndroqit:

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej nëna e baballarë, vëllezër dhe motra, të rinj e të reja! Mirë se ju gjej dhe faleminderit për këtë pritje të ngrohtë në Ndroq, në vendin e bekuar, në vendin e punës dhe njerëzve punëtorë, në vendin e prodhimeve të njohura në mbarë Tiranën, Shqipërinë e kudo tjetër diku ku gjithmonë kam ndaluar që i vogël për të shijuar produktet tuaja, të kopshteve tuaja, të bahçeve tuaj, edhe atëherë kur puna dhe djersa e ndershme ishin një mallkim dhe jo një bekim i përhershëm për ju.

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, ky është Ndroqi i punës, ky është vendi juaj, ky është vendi ynë, i nënave që duan një të ardhme për fëmijët e tyre, i kryefamiljarëve, i baballarëve që duan të sigurojnë punësim, për të rinjtë një kosto të përballueshme jete. Ky është vendi ynë i shqiptarëve që duan Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistët dhe socialistet e ndershëm, për mbështetësit e Partisë Socialiste në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin po dhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona!

Ne jemi një familje, një popull, një komb. Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë, të njëjtat sfida, të njëjtat probleme, keni të njëjtat shpresa, të njëjtat dëshira, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftoj ejani, bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, përballueshmërinë e çmimeve të përditshme do të bëj të mundur për çdo shqiptar të ndjej përfitimet e ndryshimit që tashmë e ndjej mes jush, shpresës që ka ardhur.

Ndryshimit që do ta bëjmë realitet të gjithë së bashku. Për 8 vite me radhë, për 8 vite të gjata Edi Rama dështoi në çdo fushë. Shikojeni Ndroqin, shikojeni fshatrat dhe qytetet tona, është sikur mos të kishim patur qeveri fare! 8 vite me radhë dështoi dhe tani po troket prapë në derë për të kërkuar edhe 4 vite të tjera! Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim.

Përgjigjja ime është jo! Përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vet: kur ke patur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tret për Edi Ramën.

Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Por etja për ndryshim e shqiptarëve do të kthehet në realitet më 25 prill. 9 ditë na ndajnë, fati i shqiptarëve është në dorën tuaj, fati i familjeve shqiptare është në dorën tuaj prindër, fati i prindërve tuaj është në dorën tuaj rini e Ndroqit, e Tiranës, e mbarë Shqipërisë.

Me votën tuaj më 25 prill, ju do t’i përgjigjeni një pyetje: edhe 4 vite të tjera si këto që kaluam apo ndryshim? Ndryshim! Bashkë për ndryshim! Edhe 9 ditë na ndajnë dhe ju e dini fare mirë se ndryshimi nuk mund ta sjell ai që për 8 vite që u la në baltë. Ndryshimi do të vij duke votuar numrin 9. Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj. Votoni numrin tuaj për të ardhmen tuaj. Votoni numrin 9 për familjet tuaja. Votoni numrin 9 për Shqipërinë europiane. Votoni numrin 9 për ndryshim. Shqipëria fiton!

9 Comments

  1. Ironiku, mashtruesi fodulli Edvin Shkerdhata duhet cuar ne vendgrumbullimin e inerteve te demshme.8 vjet vetem mashtrim me kozmetike.Nji here n’dy vjet i hapi (mbylli) bisedimet per antaresim n’BE.Vuni traun Kuksianve(ato i’a thyen).Desht me e coptu Kosoven(Kosovaret nuk e hangren sapunin per djathe)se bashku Vucicin,Thacin dhe shume te diturin Balton H-ja.
    Arritjet qenverise PS-iste:
    1. Percarje VERI-JUG dhe QYTETAR-SHPELLAR.
    2.Vjedhje tenderash.
    3.Rrenim te financave te shtetit me gjoba nderkombtare.
    4.Korrupsion te administrates.
    5.Kanabizim i territorit shqiptar.
    6.Krijmi i sgurimit te shtetit.
    7.Kriminalizim i Parlamentit.
    8.Mbrojtje elementesh kriminal.
    9.Shkaterrim te trashegimise kulturore.
    10.Cenim te te drejtave te njeriut.
    11.Cenim te lirise te shtypit.
    12.Mos permbushje te kushteve per pranim n’BE.
    13.Mashtrim sistematik te popullit me mburrje e mendjemadhesi.
    ………….Duhet kohe me u marre me bemat e Edvinit dhe te PS-se.

    1. Fillun shqupistat tu knu kongen e percarjes.

      E harrun 97 dhe cunat e Shabon Memise. U ju qifte kina nonen, rrace ndyre.

      1. Ore leje kinen, por hajde na thuaj si i behet qe Lidhjeri yt po lut Bashen per bashkim. Apo nuk ka vene re te sharat tuaja..si thua BAJGE

  2. Ti o i paemer i 17:57,duket se je bithelepires i sektit (jo rraces,sic e thu’ ti)te Edvin Shkerdhrames.E permende rracen sepse je identik si kryerracisti Edvin mashtruesi.
    Dhe no(a)nen lere atje ku asht perfshi edhe per tenden.Per 97-ten pyet F. Nanon.

  3. Shko me te qifsha robt. Kurve burre. E keni msu ju: greku, antishqiptari, komunisti, sigurimsi, percarja….
    Po pse Nano dha urdher per avionet me LHL?
    Nano armatosi militantet te obori i PD?
    Nano i hudhi shtyllat e tensionit ne ere?

    Une kom qene me PD me shkerdhat. Deri ne ’95 bythqira si puna jote i shifsha perdite tu lujt bilardo dhe tu u sjelle verdalle si qen zorresh te PD e vjeter. Une tani po te shkruj nga HH ne DE. Ti rri qiu per nji pjate supe.

      1. He mer cecen zgjebs. Ca te kon premtu? Nonji ven te shiku apo ne polici? se kto i keni qejf ju.

        Ne 2000 une kam pagu700marka bilete avioni per te bo fushate per Besnik Mustafarajn, mer cecen.
        Njerezit na njofin nga e folmja dhe sna e hapin deren thoshit atehere. Tani thoni qe jam tirons nga instituti.
        zgjebs

  4. A besohet ky spurdhjak?
    Keshtu ka thene gjithmone dhe ka vepruar te kunderten.
    Vetem per mish per top ne do ne.
    Me mire bej recel ne shtepi se te votoj.
    Per asnje,te gjithe genjejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu