• |
ide | kryesore

Meta nxjerr videon e gazetarëve: Mos e shit dinjitetin! Mbro me votë jetën, lirinë dhe të drejtat e tua!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta, me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e gazetarëve për zgjedhjet e 25 prillit. Gazetarët kanë kërkuar që çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote ta vlerësojë rëndësinë e zgjedhjeve dhe mundësinë e tij për të vendosur për qeverisjen e ardhshme.


Gjithashtu, në klip një thirrje kryesisht nga gazetarët e kronikës drejtuar qytetarëve dhe forcave politike lidhet me shmangien e çdo procesi shit-blerje apo intimidimi.


Mesazhi në video është dhënë nga disa prej gazetarëve që do të raportojnë në 25 prill, ndërkohë që do të jenë me qindra, reporterë, operatorë dhe staf teknik që do të angazhohen në këto zgjedhje. Postimi i presidentit Ilir Meta:

Më 25 Prill, Ti vendos për të ardhmen tënde, të familjes dhe të Atdheut tonë të dashur!

Mos e shit dinjitetin! Mbro me Votë Jetën, Lirinë dhe të Drejtat e Tua! Mbro Demokracinë!

Ju lutem shpërndajeni kudo këtë mesazh sensibilizues dhe shumë frymëzues të gazetarëve të terrenit drejtuar çdo qytetari të Republikës!

3 Comments

  1. Mjafton të kontrollojmë se ç’është ”Schëabach” për të kuptuar se bëhet fjalë për një qytet me 40 mijë banorë, praktikisht një fshat ku Rezarta Reiman është një këshilltare e thjeshtë komunale. Të gjithë mediat e opozitës e kanë prezantuar megjithatë si “politikania gjermane”, si të ishte Angela Merkel.

    Por pjesa më interesante është në identitetin e vërtetë të kësaj “politikaneje gjermane”, që në të vërtetë është Rezarta Meço, motra e Sonila Meços, gazetare militante e PD-së, dëshmitare e akuzës kundër shtetit shqiptar në arbitrazhin e Francesco Becchettit.

    Tani i takon motres së saj Rezarta Meço të hyje në skenë, duke u fshehur jo pas një italiani, por si “politikane gjermane” për të ofruar një shërbim të ri për Sali Berishën, Ilir Metën, etj. etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu