• |
ide | kryesore

Franca paralajmëron Rusinë: Nëse Navalny vdes, do të përballeni me sanksione

-Instant, Lajme, Planet

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan qeverinë ruse se është përgjegjëse për jetën e udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexey Navalny, gjendja e të cilit thuhet se vazhdon të përkeqësohet. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha sot se Rusia dhe Presidenti rus Putin do të përballen me sanksione nëse opozitari Navalny vdes. Komentet vijnë ndërsa presioni po rritet si brenda ashtu edhe jashtë Rusisë.


Protestuesit e mbledhur të mërkurën në Moskë dhe qytete tjera ruse, kërkuan lirimin e udhëheqësit të opozitës Alexey Navalny dhe të burgosurve tjerë politikë si dhe fundin e udhëheqjes së Presidentit rus Vladimir Putin.


Tubime në shenjë solidariteti me zotin Navalny, i cili është në grevë urie dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, po mbahen edhe në qytete tjera të botës si në Seattle të shtetit Uashington.

Zyrtarë të lartë amerikanë po i bëjnë thirrje Moskës që menjëherë të lejojë kujdesin shëndetësor për opozitarin, një kërkesë që është përsëritur shumë herë.

Zyrtarë të lartë amerikanë po i bëjnë thirrje Moskës që menjëherë të lejojë kujdesin shëndetësor për opozitarin, një kërkesë që është përsëritur shumë herë.

“Më lejoni të ritheksoj se i kemi thënë qeverisë ruse, publikisht dhe privatisht, se ajo që ndodh me zotin Navalny ndërsa ai është në burg, është përgjegjësi e tyre. Prandaj, Federata Ruse do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që i ndodh në burg zotit Navalny”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Por Bill Browder themeluesi i “Ligjeve Magnitsky” të cilat venë në shënjestër abuzuesit e të drejtave të njeriut, i tha Zërit të Amerikës se ShBA nuk duhet të presë.

“Ajo që shoh të pakënaqshme në këtë deklaratë është se pasojat serioze duhet të fillojnë qysh tani”, tha ai.

Zoti Browder tha se vetë Alexey Navalny kërkoi sanksione kundër bashkëpunëtorëve të Putinit sipas Ligjeve Magnisky përpara kthimit të tij në Rusi në janar nga Gjermania, ku u shërua pas helmimit me agjent nervor.

“Ai tha se nëse i ndodhte diçka kur të kthehej në Rusi, atëherë ja ku është lista e 35 financuesve të Putinit, sanksonojini ata sipas ligjit Mangitsky”, shtoi zoti Browder.

Të martën, mjekët që mbështesin zotin Navalny shkuan në spitalin e burgut në Vladimir, por nuk u lejuan të hyjnë dhe të takojnë udhëheqësin opozitar. Kremlini thotë se Navalny ka kujdesin e duhur mjekësor. Por aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se Rusia është e obliguar me ligj të lejojë kujdes të pavarur.

“Kjo nuk është asgjë më shumë sesa detyrimet e Rusisë sipas traktateve që ka nënshkruar, nën zotimet që ka bërë publikisht. Ne po i bëjmë thirrje Rusisë që të respektojë këto detyrime”, tha Daniel Balson nga organizata “Amnesty International” në ShBA.

Gjatë fjalimit të tij vjetor të mërkurën, Presidenti rus hodhi poshtë shqetësimet e Perëndimit, edhe sa i përket shtimit të pranisë ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën, duke thënë se askush nuk guxon të kalojë vijën e kuqe në lidhje me Rusinë.

Ekspertë për të drejtat e njeriut thonë se zoti Navalny guxoi të kalojë vijën e kuqe me Presidentin Putin, thjesht duke dashur ta sfidonte atë në zgjedhjet presidenciale, ndërsa tani po vritet ngadalë në sytë e botës./VOA

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu