• |
ide | kryesore

Fillojnë votimet, cilat janë mesazhet e para

Arkiva, Kryesore



Presidenti Ilir Meta  ka votuar që në pikë të mëngjesit duke mos harruar të pozojë para kurisë së votimit me dy gishtat lart. Nw sinkron me poozitën duket se basti i presidentit është një pjesmarrje sa më e madhe në zgjedhje.

“Erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme. Cdo qytetar i Shqipërisë, pavarësisht se çfarë ka përjetuar deri dje sot të votojë i lire. Në këto zgjedhje ka mundësi të votojë edhe për kandidatin më të mirë. Unë i ftoj të votojnë për alternativën që ata besojnë dhe tek ajo alternativë të zgjedhin kandidatët më të ndershëm.

Presidenti ka një axhendë, por punën më të rëndësishme sapo e realizova. Sot votimi nuk është vetëm detyrim qytetar. Sot është një akt patriotik. Sot atdheu mbrohet me votë të qytetëruar evropiane. Pjesëmarrja masive dhe mbarëvajtja e shkëlqyer e këtij procesi do ta binde Evropën” ka thënë ai pasi doli nga qendra e votimit.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan se çdonjëri sot duhet të gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë.

“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruan Rama.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur një video, ku mesazhi është që të gjithë të votojnë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre.

Në video shfaqen disa fëmijë, të cilët thonë: “Voto për mua”. Për opozitën është tejet e rëndësishme pjesmarrja masive.

Monika Kryemadhi ka qenë kryetarja e partisë që ka votuar e para. “Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre” ka deklaruar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *