• |
ide | kryesore

Tjetër denoncim nga Vetëvendosje për tjetërsim votash, shihni ç’ndodh në Tepelenë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i pavarur në qarkun e Gjirokastrës Kreshnik Merxhani, i mbështetur nga Vetëvendosje denoncoi të hënën procesin e numërimit. Ai tha se po tjetërsohet vullneti i qytetarëve dhe e cilësoi procesin e numërimit si partiak.

“Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve”, tha ai duke postuar një video nga qendra e votimit.

Ai tha se në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

“Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë”, tha ai.

Merxhani deklaroi se kjo është një nga mënyrat se si po vjedhin dhe deformojnë votën.

“Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe”, sqaroi ai. Merxhani tha se do të ndjek çështjen penalisht.



17 Comments

    1. po ka nje shpjegim edhe pa qene dishepull i rilindjes, Ps e Pd qe kan numeruesit prej vitesh e bejn kete pune ne forma nga me te ndryshme duke tjetersuar votat e partive te vogla

  1. Cojeni ne burg kete qelbesiren qe ndryshon vullnetin e lire te individit.

    cojeni horrin ne burg e mos te dale me nga aty derisa te vdese.

  2. Per cfare e vazhdojme numerimin keta?!
    Vetem kjo mjafton, qe te mos njihen zgjedhjet.
    Pas 45 ditesh kemi zgjedhje perseri.
    por kesaj here, ne te gjithe Shqiperine do jete votim elektronik.

    P.S.: kjo video ka per te qene Kali i Trojes per mosnjohje te zgjedhjeve.

  3. Nëse ky person po nxjerr të pavlefshme fletët e votimit, ku janë ruajtësit e vitës që kishte vendos pd?

    1. O i paymer … eshte numeruesi i LSI qe po demton fleten e votimit dhe ai personi perballe qe ben sikur nuk shikon se cfare po behet dhe vesh nje bluze eshte numeruesi i PDs, kurse ai anash qe hipen ato si shkalle qe e shikon se cfare po behet por vazhdon te eci eshte i PSs.
      Pra PD-PS-LSI kane rene dakort te nxjerrin te pavlefshme votat e ketij te vetvendosjes.

  4. Ore ju te VV shkoni bejini opozite Lulit. Deri dje nuk u moret me karin po u moret me prezervativin. Ikni hani mut tani.

    1. Ervin naivi, uroj qe mos ta pesoje familja jote bashke me ty pasojen e regjimit 4 vite te tjera, edhe pse e meriton te mbulohesh me bajge nga koka te kembet.

    2. Ervin. Abort i deshtuar, njerezit si ju nuk duhet te kene as te drejten e votes. Shko jeto ne pyll me majmunet e tjere. Kafshe.

  5. O bo bo bo bo bo bo

    KY QENKA PER NE BURG

    CA I PUNOKA STILOLAPSIT

    O ndyrresire Rilindje

    O PD o qelbeairw.

    Dergoja Ambasadave

    Ca mutin pret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *