• |
ide | kryesore

PD bën lëvizjen e parë, shkresë KQZ-së: Të na vihen në dispozicion të dhënat teknologjike. Ka parregullsi të rënda në procesin zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmes sekretarit për cështjet zgjedhore, Ivi Kaso PD i është drejtuar përmes një shkrese KQZ ku i kërkon t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike. Në letrën dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, Kaso shkruan se përmes numëruesve dhe vëzhguesve në terren ka grumbulluar dhe është duke grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, vecanërisht gjatë fazës së numërimit. Lidhur me këto pretendime PD kërkon nga KQZ t’i vihen në dispozicion:

Pamjet filmike në cdo qendër votimi, pamje filmike të numërimit të fletëve të votimit, të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit, të dhënat e kryëqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruar mekanikisht.



7 Comments

  1. Kjo eshte kerkese e ligjeshme. Le te shikoje c’ka ndodhur dhe te gjykoje…
    Gjithsesi . edhe ne shtetet me te perparuara te botes ka probleme gjate zgjedhjeve.
    Ne cdo rast shtrohet pyetja: A ndikuan keto probleme e parregullsi ne rezultatin e zgjedhjeve?
    Ne se nuk kane ndikim te ndjeshem, nje politikan me integritet i jep doren kundershtarit dhe e uron per fitoren
    Shkon ke partia jote dhe thua “Faleminderit per suportin. Nuk ju udhehoqa dot drejt fitores. Filloj te jem antar i thjeshte i parise dhe krijon nje komision per organizimin e gjedhjeve te reja ne parti.

  2. Tani do shohin keta te PDs se kush i ka zhvleftesuar fletet e votimit .
    Por do habiten kur te shohin kush dhe si i ka ‘ zhvleftesuar’ shumicen e votave te pavlefshme , dhe me e keqja per ta , ato i perkasin PS .
    Nga ato flete te pavlefshme , gati gjysma jane sepse vertet njerzit ishin te pa informuar mire se si te votonin. Por kur te shohin se nga ajo gjysma tjeter gati 80% ishin flete te PS qe numeruesit e LSIs dhe PDs e bene te pavlefshme , do ta mbyllin sqepin. Ose do bejne nje cike zhurme ( sic e kane zakon) por nuk do ta cojne ceshtjen ne prokurori. Ose do cojne 2 -3 raste sa per te krijuar preteksin e humbjes dhe frazen e pare te cdo diskutimi ne parlament … ”’ U VODHEN MASIVISHT VOTAT ME LEKET E KRIMIT”’
    Uroj qe PD ti shkoje deri ne fund verifikimeve qe populli ta shikoje vertet se kush e ka bere kete zullum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *