• |
ide | kryesore

Kryemadhi kërkon falje për ‘strategjinë e gabuar’ në opozitë dhe i kërkon falje presidentit Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ia faturoi humbjen një strategjie të gabuar të partisë që drejton, duke nisur nga djegia e mandateve e përfunduar në mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Ajo tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë, e kjo sipas saj, u ilustrua dhe në rezultatin e zgjedhjeve. Kryemadhi i kërkoi falje bashkëshortit të saj, Ilir Metës.

“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave.

Kjo gjë dhe koha e rezultati tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, u shpreh Kryemadhi.



2 Comments

  1. Ik moj budallaqe.
    Lereni ta provoj njehere vajza, si kryetare LSI se mbase fiton ajo. Pastaj ta provoj djali.
    Nese nuk fiton LSI, fajin e kane bandat e Rames.

  2. Ç’taksirat kam une dhe te gjithe ne , se ju nuk jeni te afte te arsyetoni dhe te drejtoni ?
    Jep doreheqjen nga çdo funksion .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *