• |
ide | kryesore

Dhjetëra besimtarë humbin jetën në një festival fetar në Izrael

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 44 njerëz janë vrarë dhe rreth 150 janë plagosur në një shtypje, gjatë një tubimi fetar hebre në Izraelin verior ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz. Katastrofa ndodhi kur dhjetëra mijëra hebrenj ultra-ortodoksë ishin mbledhur në varrin Galile të Rabbit Shimon Bar Yochai të urtë të shekullit të 2-të për përkujtimet vjetore të Lag Baomer që përfshijnë lutje gjithë natën, këngë mistike dhe valle.

Ende nuk ka të dhëna, për shkakun e tragjedisë megjithatë mediat vendase theksojnë se shkak ishte një panik i shkaktuar nga të pranishmit kur disa besimtarë kishin rrëshqitur nga shkallët. Raportet e tjerë thonë se gjatë tubimit është shembur një strukturë ku qëndronin besimtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *