• |
ide | kryesore

OBSH: Më shumë të vaksinuar se të infektuar nga COVID-19 në Evropë

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë, u shpreh se numri i personave të vaksinuar është më i lartë se ai i personave të infektuar nga COVID-19. Kreu rajonal i OBSH për Evropën, Hans Klugen u shpreh se edhe kur numri i rasteve të reja, shtrimeve në spital dhe viktimave bie, kërcënimi dhe rrezikshmëria e virusit mbetet, ai është ende potencial për të shkaktuar efekte shkatërruese.

Për herë të parë në 2 muaj, pasi Evropa ishte përfshirë nga një valë e rrezikshme e COVID-19, rastet e reja të infektimeve dhe viktimave ka pësuar një ulje dhe stabilitet. Klugen tha se masat anti-COVID të ndërmarra nga qeveritë e shteteve janë një faktor kyç në mbajtjen nën kontroll të situatës, duke shtuar se nuk mjaftojnë vetëm vaksinat për t’i dhënë fund pandemisë. Kreu i OBSH disa ditë më parë u shpreh se bota ka mjetet e duhura për të “luftuar” dhe për të vënë nën kontroll pandeminë, brenda disa muajsh, nëse ato përdoren në mënyrën e duhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *