• |
ide | kryesore

Agron Duka uron Ramën për fitore: Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale ishte gabim. S’mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoi nga gabimet tona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PAA Agron Duka ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Me një mesazh në “Facebook” Duka shprehet se në jetë është rrëzuar shumë herë dhe është ringritur po aq herë, teksa thekson se suksesi i mundshëm i qeverisjes së Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike, duke shprehur bindjen se dështimin e tij në qeverisje nuk e vuan kryeministri por qytetari shqiptar. Duka thotë më tej se ‘nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoi nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen’.

Ai deklaron se akuzat për vjedhje votash nuk janë strategji dhe se me to duhet të merret drejtësia. Duke do të jetë një nga deputetët e ardhshëm të parlamentit pasi fitoi mandatin si pjesë e listës së PD në Durrës.

MESAZHI I PLOTË
E nis këtë qëndrim duke uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në jetë jam rrëzuar shumë herë, por jam ringritur po aq herë. Kam dërrmuar gjunjët, por nuk më ka lejuar zemra të thyhem. E kam bërë për herë të parë në zgjedhjet e 2005-ës kur isha i pari kandidat socialist që u ndjeva fitimtar duke njohur kundërshtarin si fitues.
E kam bërë gjithmonë në këto vite dhe do të vazhdoj ta bëj sërish si pjesë e një morali që tenton të gjejë arsye dhe të drejtë edhe tani mbas 25 prillit, sepse jam i bindur se suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike.
Njëlloj siç jam i bindur se dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie
“Nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri”.
E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam pasur të njëjtin mendim, nuk kam qenë në asnjë moment dakord me djegien e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.
Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoi nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët
“Na vodhën, na shtypën, na sakatuan, prandaj do vazhdojmë avazin e vjetër” kjo nuk është strategji pozitive për Ne, por më këtë le të merret drejtësia.
Nuk dua të diktoj mendimin Tim, por si Kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA, marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme.
Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerrin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e radhës.
Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proceset integruese.
PAA do jetë në shërbim të fermerëve, blegtorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të të gjithë shtresave për të cilat PAA ekziston si force politike.
Faleminderit dhe mirënjohje të thellë të gjithë atyre që më besuan dhe votuan duke u zotuar që do të jem me ta dhe për ta deri në fund pa asnjë rezervë.



34 Comments

    1. Opozita tashme ka humbur, keshtu qe nuk i duhet me Duka, Ndoka dhe asnje tjeter qe po i kthen shpinen tani. Te largohen keta plehra

    2. tani qe lulushi mbaroi, Rama ka per ta marre dhe PD, ti beje dhe nje gojore Jori me kte rast e te behemi mbreteria Rames fale Saliut dhe Metes

  1. O qelbesire! O i ndyre! E more mandatin te Basha e vrapin e mban te Rama. A ka race me te ndyre se ty?! Ty qe krimi po ti vidhte votat ne Shijak, sot del e uron fituesin!!! Po ke fitues more, ate te krimit?!!! O pleher! O te zente e mira e PD-se!

    1. Po pra fajin prap rama e ka. Qe i mblodhi keta xhambazet, me nga 1000 vota dhe i futi te ps. Kurse basha do pergezuar qe i ndoqi me dru e ca nuk u keputi ketyre lepirsve. Opo kemi kryetar te squt, qe per cdo hap qe ben, e mat dhe e peshon.
      Rama te haj mut nashi.

  2. Kjo ishte e pritshme. PD beri nje aleance vjetersirash, ajo peseshe pas bashes ishte dekori me i

    keq qe i prezantohej njerzve. Aleanca duhej me popullin, Pd nuk u hap. Kjo nuk do te thote se

    zgjedhjet nuk u vodhen. Sido qe te kishte bere PD zgjedhjet do te bliheshin edhe sikur kjo te kerkonte

    miliarda dollare por do te kishte moral me te larte. Megjithate Duka nuk perfaqeson asgje.

    Populli opozitar eshte aty, i gatshem te rezistoje nese ka kush i prin. I gatshem sepse nuk ka cfare

    te humbe. Nese nuk reziston, kjo PS e Rames do ta shkaterroi, do ta shkele me kembe dhe do ta largoje

    nga Shqiperia ne menyre sistematike dhe do ta ndryshoje strukturen e popullsise, qe ne fakt edhe

    tani qe po flasim e ka ndryshuar. Ata qe ikin nuk jane socialiste, por demokratet, per demokratet

    eshte ligji e maliqi, per opozitaret eshte mohimi i te drejtave qe u takojne me ligj, per opozitaret

    shteti eshte dere e mbyllur. Familjet socialiste jane te gjithe ne pune, familjet demokrate ne shumicen

    e tyre u mbyllet dera, le te jene te shkolluar e me pprofesione. Edhe nje ne mbete duhet te rezistoje.

    1. Bravo te qofte. Ti duhet te dalesh partizan dhe te luftosh Ramen se mjetet e tjera i keni konsumuar keto kater vjet. Por mos na thuaj pastaj se po me djeg bytha.

  3. Normale kur Basha le pa mandat Demokratet dhe fut brenda Mediun , Duken, Ndoken dhe Dulen..Kush te mundet te japi numrat, sa vota i kane sjelle PD-se keta xhambaze. Fajin e ka Basha jo keta.

  4. 13 nga deputetët e qeverisë, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, janë produkt direkt, publik, haptazi, i individëve:
    * të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA,
    Ose
    * të përjashtuar nga ligji i dekriminalizimit,
    Ose
    * personalisht të përfshirë në dosjet kriminale “339” e “Shullazi”, etj.
    Këtu çështja nuk është më
    * “a do pranohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit”!

    Këtu çështja është a do pranojmë që:
    * kjo shoqëri është aq perverse saqë në liri të plotë, e pandikuar nga asnjë shantazh apo miklim, ka zgjedhur me vullnetin e saj për inat të SHBA dhe BE pikërisht ata që duhej të qëndronin sa më larg jetës publike e politike?

    Këta 13 deputetë janë diferenca mes qeverisjes dhe opozitës!

    Këta deputetë janë “fitorja” e “fituesit” !
    KAQ!

  5. Para se te pergezosh qeverine beje nje retrospektive o Duka . Beje edhe nje analize per veten tende si dole ne keto zgjedhje . Shiko rezultatin tend (4731 vota ) dhe na thuaj si do fitoje i vetem ? Keshtu eshte kur ju japin vende te sigurta as ju rruhet per vota. Ne fund kur siguroni mandatin filloni e tallni bythen e ja kepusni mufkave . kerkon njohjen e zgjedhjeve se ke frike se nuk e merr me ate mandat . te kesh turp

  6. Pavaresisht se disa nga ato qe thote Duka per Bashen qendrojne, e veteteta eshte se 1- Duka ishte kolone e 5 brenda opozites, 2- ai nuk kerkoi ndjese per disfaten e tij te turpshme personale me rreth 3000 vota dhe te partise se tij te parkuar 3- Duka eshte shprehur ne rrethin e tij te ngushte se i ka premtuar para zgjedhjeve Rames se do votoje Ramen nese do i duhej vota e tij per formimin e qeverise ne kembim te postit te Kryetarit te Kuvendit. Thjesht Duka perpos biznesmenit te tregut eshte edhe nje matrapaz politik.

  7. Pasi sigurove mandatin tani eshte e thjeshte edhe te urosh o z.Duka. Sa vota more ? Ku eshte kontributi yt per te qene i dyti? Those se fiton edhe i vetem , si do fitoje? Nese i pranoni zgjedhjet dhe e lini elektoratin ne balte ju firmosni fundin e karrieres tuaj dhe shkatrrimin e opozites.

  8. E çar nuk pret nga burrat pa taban!!!Mer mandatin me Bashën dhe uron Ramën.O qiell bjeri në kokë se si duhet as dreqit.Jam tëpër i bindur që ai do votojë dhe Ramën për qeverinë e do shkëputet nga grupi parlamentar.Sikur se njef Shijakun ça vjedhje o bo.Po ai se kishte problem se mandatin e kishte në xhep!!Do merej me çunat problematikë të Shijakut ai.Vetëm për interes vetjak.Bastard abuzon me një xhevahir si Basha.Në djall shkofsh.E presim ne të bëhet Shqipëria me tipa të tillë.Ishallah të shef zoti siç e meriton ti dhe gjthë ata si ty.

  9. Duka edhe partine qe si tha Rama se ka nxjerre nga garazhdi ja ka blere Xhuvelit,…. pune matrapazi edhe ne politike, duket si babaxhan por ne politike si mullar kashte.

  10. Byrektorsat gati te mbrojne humbsin basha me cdo kusht.Kshu vazhdoni bole se dhe ne 2025 prap rama do fitoj.mbajeni fort lulin berishen dhe stresin.Ne nderkohe mbajm pushtetin

  11. E MORE MANDATIN? HAJT TA GESOSH . TALLE BYTHEN TANI .PALLAVRAT E TUA JANE TE TEPERTA.
    PRANIMI I ZGJEDHJEVE = ME PRANIMIN E PRANGAVE = SKLLAV I PERJETSHEM

  12. Sot qe e dime se çndodhi me keto zgjedhje , me vjen te pyes veten eshte z.Duka apo i kane klonuar facebook-un ? Me gjithe katrahuren e masakeren zgjedhore dhe ne fund te degjosh edhe opinionin tend “brilant” per zgjedhjet si dhe duke pare edhe rezultatin tend pyes veten pse tjetersohet njeriu ne kete fare feje ? Nese qellimi yt ka qene mandati dhe jo e ardhmja e Shqiptareve , atehere ta gezosh mandatin tend , ta gezosh mjerimin e Shqiptareve , ta gezosh skllaverine afatgjate te vendit tend . Kesaj nuk i thone kalova lumin te befsha kalin por te befsha kalin dhe te zotin e kalit . Suksese per arriten e qellimit tend .

  13. Raporti i KE: Shqipëria e dyta në rajon që e kaloi më lehtë krizën pandemike në 2020,po shpellkare fajin e ka Duka tani,akoma nuk e keni kuptuar o shpellkare qe fajin e ka salih karaxhic berisha dhe pjella e tij lulzimja shporrini keta kriminele dhe do fitoje pd dhe ju,o të mjeret e shekullit 21

  14. Sa mire ja bere Bashes o Agron.
    Te vuri te dytin ne Qarkun e Durresit dhe aty une si demokrat qe jam e kuptova qe nuk fitojme .
    Si mund ti motivosh demokratet te votojne nje liste ne DR ku eshte emri yt ?
    Durresi te njef mire :
    Ishe bisnezmen para vitit 2000 kur trau i doganes ne Durres ulej dhe ngrihej per maunet e juaja dhe ju shtonit parate ( Duka & Koka ).
    Pastaj Nano pasi piu me Narin i kerkoi nje emer per Durresin dhe Nari i dha emrin tat dhe ai te beri prefekt te DR.
    Nga ai moment nuk kishte me tra dogana per ju.
    Pastaj te kandidoi per deputet per PS gjoja i pavarur.
    I vodhe votat Osman Metalles .
    Berisha te quajti Duka i Krimit .
    Nano te beri minister.
    Terin e beri kryetar bashkie .
    Durresi ishte totalisht nen pushtetin e krimit.
    Ne 2005 kandidove per deputet per PS dhe humbe fuqishem.
    Ne te gjithe Durresin fitoi PD.
    Fillove te merrej me programin e PS .
    Ne 2013 kur ishe bere gati per deputet per PS dhe nuk te vendosen ike shpejt me PR dhe kandidove .
    Pastaj bleve partine e Xhuvelit me 300 mij €.
    Humbe ne 2017 dhe nuk u bere deputet edhe pse ishe ne listen e PD .
    Tashti fitove me 4731 vota qe si rregull nuk duhet te jesh ne parlament.
    Basha qe ndodhet ne veshtiresi tashti qe i duhet ndihma jote dhe te ka mbeshtetur edhe pse nuk e meritoje ti po ja mbeshtet mire Agron.
    Vazhdo Agron se je mire keshtu.
    Une si demokrat qe jam po te them :
    Tashti mund te fitoje PD qe po iken ti sepse me ty dhe te tjere si ty nuk fitonte edhe kunder Zahos , se kunder Rames jo se jo.
    Kam vetem nje frike : Inshalla nuk te lusin te kthehesh prap sepse atehere marrim fund.
    Me respekt:
    Votues i nr 9 (PD)

  15. O moterqir servil,,,, ke marr vota sepse je me pd, ti vetem karin e dakos kishe marr nbyth,,,, pd duhet te pastroje veten nga bythlepirsa gjakpirsa si ti,,, ka.plot njerez te ndershem qe mund te ngjallim besim e qe japin jeten per vendin e per liri, jo si ti qe i kthen sumen rames

  16. Nuk e di se ku e ka bërë këtë deklaratë.Nqs e ka bërë në fcb e kam një dyshim mos ja kanë vjedh këta socialspecialistat për diversion por që që sështë burr e dimë dhe që mund ta bëjë një të tillë është plot e brsueshme.Të shofim nëse do ta mohojë!!!!

  17. Per mua gabimi me i madh i Bashes eshte qe kandidoi figura te deskretitura si Duka,DUle, Ndoka, Mziu etj, pa folur per ndonje pakt te mundshem me Ramen ne kembim te favoreve financiare nepermjet kunatit

  18. A ka deputet të PD-së që kanë paguar për kandidimin? Ka zëra që flasin. Ku ka zë nuk është pa gjë. Aty nuk shkon më asnjë demokrat pasi z. Basha i ka zëvendësuar njerëzit e PD-së me klientët e gruas dhe kunatit. Unë nuk marr telefonata nga drejtoresha e biznesit të kunatit dhe unë prandaj jam larguar nga Lulzim Basha… Lulzim Basha i ka shitur zgjedhjet e 25 Qershorit. Politika është mision, nuk mjafton një dëshirë apo një urdhër e një familjari për të bërë një njeri deputet. Kjo nuk është lista e PD-së por e familjes Basha-Isufi. Një listë që nuk ka asnjë kriter politik nuk mund të funksionojë”Ti qe ben sikur je PD të flisje kur basha e vuri te dytin ti tregoje bashes se kush eshte duka,sot vazhdo ha mut të vaksinuar dhe lepijani karin shpellkareve të salihut

  19. Dava shqiptar (arnaut)! Historia na meson, jemi populli qe shitet/blihet per hic mos gje.

  20. Zoti te vraft dhe do te vras po kur ishin gabimet e PD pse rrije me te FITOVE MANDATIN DHE TRADHETOVE NUK JE VETEN JU VRAFTE ZATI CFAR I BETE KETIJ POPULLI NDOSHTA PER 50 VITE…..E ME ANDEJ……..

  21. Nëse ka një gjë për të cilën Basha duhet të pranojë se ka bërë shumë gabim, është vënia e emrit të këtij Dukë-Qefalisë, si kandidati i dytë i PD në listën e Durrësit.
    Asnjë ndryshim nuk ka ky me Lefter Kokën e LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *