• |
ide | kryesore

Blerja e zgjedhjeve/ PD: Në mars-prill, bashkitë e Ramës dhanë 40 mln euro për familjet e prekura nga tërmeti!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Gjatë muajve mars dhe prill, bashkitë e kontrolluara nga Rama dhanë 40 milion euro për familjet e prekura nga tërmeti.

Në javën zgjedhore bashkia e Durrësit ndau 6 milion euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Gjatë 2 muajve të fundit, bashkitë e kontrolluar nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmet me qëllim blerjen e votave të familjeve të prekura.”

“Ditë pas dite dalin në dritë fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Rama-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet, – deklaroi sot nga selia e PD, Oerd Bylykbashi, në një denoncim të ri me fakte lidhur me blerjen e votave nga mazhoranca. – Media dhe organizata te shoqërisë civile kanë zbuluar dokumenta dhe të dhëna që provojnë se qeveria përdori dhjetëra miliona euro fonde publike për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas këtyre fakteve Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milion euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Gjate dy muajve të fundit, bashkitë e kontrolluara 100% nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejnë votën e familjeve të prekura.

Objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS1 u rivlerësuan si të kategorisë DS2 dhe objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS2 u rivlerësuan si objekte të kategorisë DS3.

Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës.

Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milion euro. 26 milion euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill.

Vetëm gjate javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milion euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve.

Për këtë rast flagrant prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim.

Këto janë disa prova të tjera të manipulimit dhe shtrembërimit të vullnetit të shqiptarëve më 25 prill nga regjimi Rama-Doshi. PD edhe në ditët e ardhshme do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë kriminale të blerjes së votës.

Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.”



11 Comments

  1. Ca te keqe ka ketu qe njerezit kane marre leket per termetin?Edhe basha leke u premtoi,dhe leke do u jepte po te fitonte.Pse po te ishte pd ne qeverisje sdo bente te njeten gje?Mire qe moren leket njerezit, e te rregullojne shtepite.Kur nuk I kishin marre akoma leket, thoshit se nuk I ka demshperblyer, tani qe I kane marre thoni pse ua dha tani.Dmth hip se te vrava, zbrit se te vrava.Pranoni humbjen dhe mjaft me justifikime qesharake.

  2. Mjaft na cate koken me keto qurravitje. Ju e dinit se po konkuronit me shtetin dhe jo me PS

    Dihej qe PS kishte policine, drejtesine, administraten, buxhetin e shtetit, boten e krimit, perfituesit

    e koncesioneve, te PPP-ve, tani perse qaheni. Kujt i ankoheni. Popullin e thirret, populli ju

    mbeshteti. Ju i late kauzat pergjysme. Nuk mbrojtet kuksianet kur u ngriten per traun, nuk

    mbrojtet banoret e unazes se re, late te behen zgjedhjet vendore pasi kishit thene se nuk do ti

    lejonit, thate se huh hyjme ne zgjedhje me Edi Ramen dhe hyte. Mua me vinte per te qeshur kur

    deklaronit se do te fitonit. E dija se nuk do te fitonit me 1000 per qind tek shikoja se cpo

    behej ne terren. Tani shkoni ne parlament se ka ka mbet ndonje thele edhe per ju, kurse populli

    te beje gati valizhet. keto ishin zgjedhjet e fundit ku populli mendonte se edhe mund te ndryshohej

    ndonje gje me vote.

  3. Tradhetare jeziter ju kurre nuk do beheni njerez te mire. Edhe pak sa te vijne sirianet tu qijne grate, gjindje bythqirash.

  4. Qyrravitje prej loseri
    Po te ishit ju ne pushtet o bylykbash qerosi do kishit dhene 80 milion se ju njohim ca muterish jeni ndaj mjaft na bere si kurv e ndershme

  5. Te nesermen e termetit patem thene qe ky ishte bekimi me i madh per Ramen sepse do t’i beje njerezit edhe me te varur nga qeveria, do t’i japi atij nje lloj legjitimitetit te imponuar ne raport me nderkombetaret, nje fare qellimi qeverisjes se tij komplet pa busull deri ne ate pike, dhe sigurisht miliarda ndihma qe do te perdoreshin sipas interesave te partise.
    Ne zgjedhjet e 2017 u perdoren kryesisht leket e droges sepse arkat e shtetit ishin bosh, tani krahas atyre edhe leket e ndihmave. Nga ana tjeter , shume, perfshire keta te lapsit, thane qe termetit ishte fundi i Rames. Gabim ne gjykim qe mesa duket e ka bere dhe opozita sepse nuk e permendi thuajse fare para zgjedhjeve.

  6. Lulin e ka zene covidi. Ai ka vdek politikisht.
    Jane mbledh me salianj, me gride, me alibeaj, e ku di une me i dhene pak oksigjen. Ngjallet i vdekuri??

  7. Ata që mbushnin radhët dhe xhironin goma makinash, ata kanë ikur kushedi se ku, as telefonat nuk i hapin më. Të tjerët që i thonë vetes ‘truri i PD’ po shuajnë njëri tjetrin. Kritikët e kryetarit të PD kanë ardhur te porta e selisë që ka qenë shtëpia e Oficerëve (Pse vallë i thonë ‘Shtëpi e Lirisë’, hajde gjeje!) dhe kërkojnë të dalë kryetari. ‘Demo ti e Demo unë/ Dil Lulu se kam pak punë!’. Luli nuk del, por lëshon kasnecët që të sulmojnë ata te porta. Partitë staliniste, gjithmonë, i grijnë nga brenda ‘trockistët’ që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit. Do t’i grijnë dhe do të vetë-grihen edhe këta! Në Partinë Demokratike, njëra palë ka ngrënë palën tjetër, komunistët kanë ngrënë komunistët, sigurimsit kanë shqyer sigurimsit, demokratët kanë rrahur demokratët. Ka ardhur edhe Stresi me të atin, dhe kanë nisur t’i rrahin këta që luftojnë te porta e ‘folesë’. PD e Berishës e ka në ADN rrahjen dhe dhunën. Në tokën shqiptare nuk kanë lënë njeri të gjallë nga ata që i kanë ‘bezdisur’ në folenë e pushtetit, por deri në Bruksel kanë rrahur ‘zogjtë e mëdhenj kundërshtarë’. Në një nga hotelet luksoze të Evropës, Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Sereqi, ndërsa në një hotel tjetër Saliu i Stresit rrahu ministrin Milo. Brukseli nuk do të bëhej kurrë fole e shqiptarëve derisa këta rrahës të mos izolohen.Byrektore e shpellkare hani mut të vaksinuar nga halet e lalzit tani se salihu e lulzimja ja u futen karin ne bythe prap nga dhimbja e bythes ju llomotitni

  8. dy pytje kam per “intelektualin filozof” Oerd Bylykbashi.
    1 – a di ta shqiptosh drejt dhe rrjedhshem , emrin dhe mbiemrin tend ?
    dhe e dyta
    2 – po kur i kishit keto fakte e te tjera si keto , perse nuk i thate para zgjedhjeve ,
    por i thoni tani qe skane asnje vlere.
    me duket se ju vete keni dashte qe rama te fitonte , se e dini qe skeni -b y th-
    me e qeverise kete vend.

  9. Ore te gjitha keto dihen apo, na thu ndonje gja qe s’dihet…
    A mos ato fonde jane shperndare vetem per anetaret e stas-it, atehere do te perbente ndonje lajm…
    Shko ne parlamentin/ seç desh harrova mbledhjen e byrose…. dhe kaq… (je shume i Vogel/ veçse i shkurter per pune Burrash…)
    Mos shperndani asnje gja, ne keto rrethana se, veçse ulni pjacen…. (sado dhe aq sa keni)
    Na mbyten….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *