• |
ide | kryesore

KQZ shpall rezultatin, PD fiton Kukësin me 62.27% të votave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bazuar në nenet e Kodit Zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të shtunë rezultatet e zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët, për qarkun e Kukësit, ku PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %,

Nga PD e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj dhe nga PS e mori mandatin Genta Duraku.

Numri total i zgjedhësve në këtë qark ishte 40894 persona. 2188 u shpallën fletë votimi të pavlefshme dhe 38656 fletë votimi të vlefshme.



7 Comments

  1. Nderim kuksianëve.I dhanë një përgjigje palaços e kllounit për atë pseudo linjë Londër Kukës.E kuptuan lojën e çfaqjen e pisët se kuksianët janë popull fisnik i mënçur.Rama si bastard që është luajti me mënçurinë e kësaj treve.E mori përgjigjen për votën falë e të qënit popull që s’shitet për 50 €.

  2. A ka deputet të PD-së që kanë paguar për kandidimin? Ka zëra që flasin. Ku ka zë nuk është pa gjë. Aty nuk shkon më asnjë demokrat pasi z. Basha i ka zëvendësuar njerëzit e PD-së me klientët e gruas dhe kunatit. Unë nuk marr telefonata nga drejtoresha e biznesit të kunatit dhe unë prandaj jam larguar nga Lulzim Basha… Lulzim Basha i ka shitur zgjedhjet e 25 Qershorit. Politika është mision, nuk mjafton një dëshirë apo një urdhër e një familjari për të bërë një njeri deputet. Kjo nuk është lista e PD-së por e familjes Basha-Isufi. Një listë që nuk ka asnjë kriter politik nuk mund të funksionojë”Pd nuk i njeh zgjedhjet

  3. Ata që mbushnin radhët dhe xhironin goma makinash, ata kanë ikur kushedi se ku, as telefonat nuk i hapin më. Të tjerët që i thonë vetes ‘truri i PD’ po shuajnë njëri tjetrin. Kritikët e kryetarit të PD kanë ardhur te porta e selisë që ka qenë shtëpia e Oficerëve (Pse vallë i thonë ‘Shtëpi e Lirisë’, hajde gjeje!) dhe kërkojnë të dalë kryetari. ‘Demo ti e Demo unë/ Dil Lulu se kam pak punë!’. Luli nuk del, por lëshon kasnecët që të sulmojnë ata te porta. Partitë staliniste, gjithmonë, i grijnë nga brenda ‘trockistët’ që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit. Do t’i grijnë dhe do të vetë-grihen edhe këta! Në Partinë Demokratike, njëra palë ka ngrënë palën tjetër, komunistët kanë ngrënë komunistët, sigurimsit kanë shqyer sigurimsit, demokratët kanë rrahur demokratët. Ka ardhur edhe Stresi me të atin, dhe kanë nisur t’i rrahin këta që luftojnë te porta e ‘folesë’. PD e Berishës e ka në ADN rrahjen dhe dhunën. Në tokën shqiptare nuk kanë lënë njeri të gjallë nga ata që i kanë ‘bezdisur’ në folenë e pushtetit, por deri në Bruksel kanë rrahur ‘zogjtë e mëdhenj kundërshtarë’. Në një nga hotelet luksoze të Evropës, Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Sereqi, ndërsa në një hotel tjetër Saliu i Stresit rrahu ministrin Milo. Brukseli nuk do të bëhej kurrë fole e shqiptarëve derisa këta rrahës të mos izolohen.

    1. More po sikur e ke postuar nja pesë herë këtë komentin tënd prej rrugaçi ?
      I gjori ti !
      Mesa duket nuk të punon truri që të komentosh vetë , por duket se ke kopjuar ndonjë koment të ndonjë gomari tjetër , dhe e poston pa pushim si tëndin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *